Arratiset në Gjermani “Toni”, personi që kontraktoi vrasësin për të ekzekutuar Doshin dhe Fufin

Mar 4, 2015 | 9:57
SHPËRNDAJE

Verifikimi i tabulateve telefonike në celularin e të ndaluarit nga Fushë-Kruja, Durim Bami, ka gjetur një kontakt “të dyshimtë” të tij, pronarin e një lokali në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

TOM DOSHI (MAJTAS) DURIM BAMI, I DYSHUARI SI I PENDUAR PER
VRASJEN E DY DEPUTETEVE

Referuar telefonatave por edhe nga të dhënat e siguruara në rrugë operative, dyshohet se pronari i lokalit në fjalë ka qenë ndërmjetësi në përçimin e porosisë për vrasje nga personat e interesuar te 36- vjeçari, të cilit i është kërkuar kryerja e krimit. Grupi hetimor ka rënë edhe në gjurmët e personit që dyshohet se ka përcjellë porosinë për atentatin ndaj deputetëve Tom Doshi dhe Mhill Fufi.

Burime nga Policia e Shtetit thanë dje se emri i plotë i të dyshuarit nuk mund të bëhet publik për arsye hetimi. Shtetasi në fjalë njihet me emrin “Toni” dhe është pronar i një lokali të njohur në zonën e ish-Bllokut të Tiranë.

Nga të dhënat hetimore të deritanishme Policia ka të dhëna të arsyeshme se personi në fjalë, i cili dyshohet se ndodhet në Gjermani, në emër të personave të tjerë, ka kontraktuar Durim Bamin për të ekzekutuar Doshin e Fufin.

Të njëjtat burime kanë thënë se edhe ky person nuk është porositësi direkt i ngjarjes, pasi pas tij fshihen të tjerë persona që do jepnin shumat e konsiderueshme të parave, në rast se atentati do të realizohej…

Lajmin e plote e lexoni sot ne “Panorama” print  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura