Armina ‘proteston’ bashkë me PD-në, vë në këpucë gishtat e fitores

Mar 12, 2015 | 12:00
SHPËRNDAJE

[portfolio_slideshow]

Armina Mevlani ka gjetur një mënyrë origjinale për t’iu bashkuar me zemër protestës së demokratëve ditën e sotme.

Edhe pse ndodhet në Paris, në faqen e dyqanit të saj në internet, ka postuar këto këpucë, të cilat duhet të kushtojnë deri në 400 euro. Por ajo që duket e veçantë është se, këpucët kanë të stampuar shenjën e lirisë, ose “dy gishtat e PD-së”.

Fotoja e këtyre këpucëve të veçanta shoqërohet me fjalën “Paqe”, dhe çuditërisht përkon me protestën e sotme të Partisë Demokratike. Armina ndodhet në Paris prej disa ditësh, ku mësohet se ka bërë një set fotosh me fotografin e njohur botëror Timur Emek.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura