Armela Hyseni dhe Françeska Jaçe, pushime me të dashurit sekretë

Aug 8, 2018 | 14:04
SHPËRNDAJE

Dy ish-lojtaret e “Big Brother”, Armela Hyseni dhe Françeska Jaçe kanë postuar fotot nga pushimet e tyre për këtë verë, duke vënë fokusin te të pasmet bombastike. Duket se dy vajzat, që praktikojnë fotomodelingun, kanë hyrë në garë “Instagrami” me asetet e tyre, në pozat e fundit me bikini.

armela franceska

Si njëra dhe tjetra kanë preferuar të lënë ndonjë diçiturë në pozat e tyre seksi në plazh, duke lënë të kuptohet se vërtet po ekspozojnë vithet, por po fshehin të dashurit.

Kështu, Françeska në një nga postimet e fundit të bërë në Marbella, ndërsa ndodhet e ulur me një pjatancë frutash para, shkruan: “Just me and my boy”, duke lënë të kuptohet se ndodhet me pushime në shoqërinë e një personi të dashur që e mban sekret.

 

Lajmin e plotë e lexoni në linkun: http://www.panorama.com.al/panoramaplus/armela-hyseni-dhe-franceska-jace-pushime-me-te-dashurit-sekrete/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura