Arjola Demiri kërkon pushtet dhe famë me çdo kusht, tabutë që do të thyejë në “Big Brother VIP” pasi nuk depërtoi dot në politikë

Sep 26, 2021 | 12:54
SHPËRNDAJE

Edhe pse konfirmimi zyrtar i takon produksionit të “Big Brother VIP”, një tjetër personazh po përflitet se do jetë pjesë e formatit me njerëz të famshëm. Bëhet fjalë për aktoren nga Tropoja, Arjola Demiri, aktore e show-t “Portokalli”. 

arjola demiri (18)

Miq të afërt të saj, të cilët ishin të pranishëm në ditëlindjen e Arjolës pak ditë më parë, kanë konfirmuar se ajo do të jetë pjesë e “Big Brother Vip”. Vlen të theksohet se vetë produksioni nuk ka konfirmuar asnjë personazh. Në faqen zyrtare të programit në “Instagram” janë publikuar videot e dy prej konkurrenteve të tij, por pa iu zbuluar portretet.

arjola demiri (1)

Sipas zërave, vajzat në fjalë janë dy këngëtaret Sheila Haxhiraj dhe Semi Jaupaj. Mes personazheve të përfolur janë: Romeo Veshaj, Ema Andrea, Beatrix Ramosaj, Kastro Zizo, Valer Kolnikaj, Albërie Hadërgjonaj etj., kuadrin e plotë të të cilëve publiku do ta shoh më 1 tetor, natën e parë të spektaklit.

arjola demiri (2)

Por le të ndalojmë tek Arjola Demiri, ky personazh që ka dalë nga shkolla e aktrimit dhe që ndryshe nga shoqet e saj e nisi nga familja për ta vazhduar me karrierën. Ndërkohë që artistet në përgithësi shtyjnë mëmësinë për arritur një herë karrierën, Arjola bëri të kundërtën.

arjola demiri (10)

Ajo u martua, solli në jetë tre fëmijë dhe pas divorcit arriti të merrte famë. Por komentuesit kanë dalë në konkluzionin se ajo po provon një famë tjetër në “BBVIP”, pasi nuk i eci në politikë, kur u tha se do të kandidonte për deputete për llogari të Partisë Sociliste.

arjola demiri (15)

Madje, gjatë fushatës ajo u pa herë pas here e angazhuar në zgjedhje pranë stafit të Kryeministrit Edi Rama, të cilin e kishte njohur në sheshxhirimet e filmit të Ermal Mamaqit “I love Tropoja”. Këtë fillim vit, Arjola mori një dhuratë të veçantë për Shën Valentin, një buqetë të madhe me trëndafila të kuq në formë zemre, ndërsa më mes të saj ishte shkruar gërma “A” me trëndafila të bardhë.

arjola demiri (8)

Edhe pse ajo nuk zbuloi se kush ia kishte dërguar dhuratën, ndjekësit dyshuan se tashmë një mashkull ka hyrë në jetën e saj, disa vite pas divorcit të përfolur të martesës, nga e cila ka 3 fëmijë.

arjola demiri (17)

VITI I ARJOLËS NISI ME POLITIKË DHE DO FINALIZOHET ME REALITY SHOW 

E duket se ky vit për aktoren e “Portokalli” nisi me politikë dhe dashuri, e do të mbyllet me një reality show. Demiri kishte shprehur ambicien për t’u bërë deputete pas përfshirjes së saj në politikë, si mbështetëse e Partisë Socialiste.

arjola demiri (14)

Pak kohë më parë, në një intervistë për “Afer Party”, ajo rrëfeu detaje nga jeta private se vendi më i çuditshëm ku ka bërë seks është në mal dhe i pëlqejnë puthjet pranë zjarrit. Ndërsa mashkullit në krah iu drejtua duke thënë: “Kam shumë nevojë për dashuri”.

arjola demiri (16)

Pyetjes shpenzon apo fiton më shumë para, ajo iu përgjigj: “Shpenzoj më shumë, ndërsa në rolin e nënës e cilësoi veten tolerante me fëmijët”.

arjola demiri (12)

Ndërsa në një intervistë tjetër në “Open”, Demiri tregoi se arsyeja pse ajo vendosi të futet në politikë, është Tropoja, ndërsa pyetjes: Do të doje të bëheshe deputete, iu përgjigj: “Pse jo?”.

arjola demiri (13)

Kështu, Arjola Demiri, e cila guxoi të thyente një tabu në teatër duke pranuar rolin ku masturbonte në skenë, tashmë kishte hyrë në një tjetër realitet. Ai rol jo vetëm që më pas i hapi dyert e kinemasë, por edhe të politikës, pasi më vonë emri i saj u komentua në mediat online si emri surprizë i zgjedhjeve.

arjola demiri (11)

“Partia Socialiste kandidon në Qarkun e Kukësit me aktoren tropojane Arjola Demiri, duke synuar të mbledhë maksimum votash në një qark ku PD-ja fiton përherë shumicën e mandateve, kjo ishte fraza e publikuar gjithandej”.

arjola demiri (9)

Në fillim u duk thjesht si fantazi, por nuk vonoi dhe Arjola Demiri shprehu hapur vlerësimin për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke konfirmuar se hyrja e saj në politikë ishte një fakt. Aktorja tregoi mbështetjen dhe vlerësimin për punën e kryebashkiakut të Tiranës pak kohë më parë.

arjola demiri (7)

Demiri tregoi në “Fressh Voice” arsyet pse të rinjtë duhet të mbështesin më tej punët e kreut të Bashkisë, duke e nisur nga këshilla për tre fëmijët e saj. Por më pas Arjola nuk u pa e përfshirë diku, edhe pse femrat dominojnë në postet drejtuese të qeverisjes Rama.

arjola demiri (6)

NË “BIG BROTHER VIP” EDHE PËR NJOHJE, HISTORIA E JETËS DHE TABUTË QË DO TË THYEJË ARJOLA NË EKRAN PAS DIVORCIT 

Arjola Demiri është aktorja 37-vjeçare nga Tropoja, e cila, pasi ka lënë pas divorcin si nënë e tre fëmijëve, e pamë “të martohej” me Ermal Mamaqin në filmin e tij “I love Tropoja”. Tropojania shtatlartë, e njohur si “Xhbanja” e serialit “O sa mirë” në Kosovë, duket se shkëlqimin në karrierë e provon pas prishjes së martesës.

arjola demiri (5)

Para dy vitesh u shfaq premiera e filmit “I love Tropoja”, ku Arjola ishte aktorja protagoniste që bëhej nuse në krah të Ermal Mamaqit. Në këtë film kishte një rol edhe Kryeministri Edi Rama dhe mendohet që gjatë xhirimeve të tij kanë filluar bisedimet për ta përfshirë Arjolën në politikën e së ardhmes.

arjola demiri (4)

Po cila është historia e jetës së aktores, e cila shfaqej në spektaklin e humorit “Portokalli”, si partnerja e Irgen Çelës në rolin e “Çifti i lumtur”? Në fakt, martesa e saj përfundoi me divorc dhe ajo tashmë është nënë e tre fëmijëve.

arjola demiri (3)

Por duket se katapultimin e saj në karrierë ia dha vetëm një rol i guximshëm në teatër, që ajo pranoi ta merrte përsipër duke anashkaluar komentet paragjykuese që mund t’i bëheshin. Një ish-Miss nga Tropoja, e cila pasi përfundoi Universitetin e Arteve në Tiranë, të vetmet “vepra” të saj kishte tre fëmijët, që erdhën në jetë nga martesa tashmë e marrë fund.

arjola demiri (3)

Pasi i rriti mjaftueshëm ata dhe nisi një jetë të re në Prishtinë, Arjola Demiri vendosi t’i hyjë seriozisht profesionit të aktores me vënien në skenën shqiptare në Tiranë të shfaqjes “Dashuritë e virgjëreshës Madalenë”, e autorit Ridvan Dibra, me regji të Ben Apollonit.

arjola demiri (10)

E vetme në skenë, pas bujës që bëri në Tiranë, ajo u rikthye në teatrin “Dodona” në Prishtinë, për të rrëfyer historinë e Madalenës në tri etapa të jetës së saj, etapa kyçe në jetën e një femre. Shfaqja ishte plot situata komike, dramatike e tragjike që aq sa e bën publikun të qeshë, po aq e bën të reflektojë apo përlotet.

arjola demiri (12)

Me interpretimin e saj me klas, Arjola mund të themi se theu një tabu, duke arritur të improvizonte një skenë masturbimi në skenën e teatrit, moment që ajo e cilësoi në media “shumë elegant” për t’u parë pa asnjë lloj sikleti, edhe pse ndodh live.

arjola demiri (11)

Për shfaqjen e guximshme të financuar nga Ministria e Kulturës, Arjola bashkëpunoi me teatrin “Dodona”. Duke qenë se vepra titullohet “Dashuritë e virgjëreshës Madalenë”, të gjithë menduan se aktorja ishte po ashtu një vajzë beqare, por të gjithë u çuditën se kjo aktore me fizikun e lartë, ishte nënë e tre fëmijëve.

arjola demiri (1)

Aktorja shqiptare, Arjola Demiri, e njohur me rolin e Xhbanes nga seriali “O sa mirë”, ishte para pak kohësh e ftuar në emisionin “Opinion”. Ajo foli për rolin e saj në teatër në monodramën “Dashuritë e virgjëreshës Madalenë”, ku i duhej të masturbohej në mes të skenës.

arjola demiri (5)

“Unë në monodramën e fundit që kisha, meshkujt e kishin më shumë mendjen që u eksituan sesa e shijuan ose morën mesazhin që përcillej… Në fakt, nuk është se kam bërë ndonjë gjë që ndonjë aktor më parë s’e ka bërë… Jam munduar të mos e ekzagjeroj, të mos bëj gjëra vulgare, por të jenë estetikisht të pranueshme për të gjithë. Meshkujt ndiheshin të eksituar”, është shprehur aktorja.

arjola demiri (6)

Arjola Demiri ka folur po ashtu hapur për divorcin, por shumë pak se si është ndjerë në ditët e para të martesës. Edhe pse asnjëherë nuk e ka zbuluar identitetin e ish-burrit, e ftuar në “E Diell” pak kohë më parë, ajo rrëfeu detaje nga fillimi i asaj historie: “Deri kur bëra 19 vjeç, s’kisha parë njerëz të putheshin në buzë, derisa pashë çifte duke u puthur te Qyteti Studenti, kur fillova studimet në Tiranë”.

arjola demiri (1)

Sa u takon fillimeve të martesës së saj, aktorja kujton se ka pasur një dashuri shumë të fortë dhe të pastër. “Kur u martova, 3 ditë nuk kam dalë nga dhoma”, deklaroi ish-missi, duke nënvizuar faktin se pasioni mes saj dhe ish-bashkëshortit ka qenë shumë i madh.

arjola demiri (6)

“Ka momente që qaj, por vendosa që të mos derdh më asnjë kokërr loti për asnjë mashkull”, tha Arjola.

arjola demiri (5)

Ndërkohë, le të shohim se çfarë tabush do të thyejë ajo në “Big Brother VIP”, ku pritet të ketë edhe flirte e lidhje mes personazheve pjesëmarrës.

/Panoramaplus.al

arjola demiri (4) arjola demiri (3) arjola demiri22 arjola demiri (2)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura