Arilena Ara gati për në Eurovizion, publikohet versioni zyrtar i këngës që do përfaqësojë Shqipërinë në festivalin evropian të muzikës

Mar 10, 2020 | 15:00
SHPËRNDAJE

Kënga që do përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion është gati. Arilena Ara ka sjellë versionin zyrtar të këngës që do perfomojë në festivalin e madh të muzikës në Evropë.

Kënga është në gjuhën angleze, ndërsa është ndryshuar titulli nga “Shaj” në “Fall From The Sky”.

Arilena ka ndryshuar tekstin e këngës ndërsa melodia dhe ritmi mbeten të njëjtët.

Këngëtarja solli vetëm versionin audio të “Fall From The Sky”. Pritet që së shpejti ajo të publikoi videoklipin e këngës së saj.

“Eurovision” do mbahet në muajin maj në Rotterdam.

Ndërsa kënga e Arilena Arës është vlerësuar shumë.

Në një artikull, BBC shkroi se: “Eurovizion nuk do ishte Eurovizion pa baladën e Arilena Arës.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura