Arditi i “BB7” vendoset në Mikonos: Ja vajza me të cilën po shijoj verën

Jun 28, 2015 | 12:18
SHPËRNDAJE


Pasi e ka provuar eksperiencën e formatit “Big Brother”, finalisti i “BB7”, Ardit Çelepija, i është rikthyer jetës në Greqi, vendi ku ka kalur disa vite të jetës së tij. 26-vjeçari nga Shkodra ka nisur punë në një nga club-et e ishullit më të përfolur të Greqisë, Mikonos, që në verë pushtohet prej turistësh nga e gjithë bota.

“Po shijoj një verë ndryshe në ishullin Mikonos. Jam vendosur këtu, ku do të punoj gjithë verën si menaxher në një club. Nuk e fsheh që është shumë bukur të punosh dhe jetosh këtu. Është ishulli ku vijnë me pushime më të famshmit e botës dhe ku s’ka limit për asgjë”, thotë ai.

I pyetur për njohjen me vajzat dhe nëse ka nisur ndonjë lidhje të re, ai shprehet se, edhe nëse nuk je i interesuar apo s’ke kohë, vetë jeta këtu të bën të përfshihesh, pasi të gjithë kanë një qëllim, të kënaqen sa më shumë dhe të shijojnë jetën. Jam duke kaluar momente të bukura me bionden në foto, kaq mund të them për momentin”, tha Arditi për gazetën “Panorama”. Ai ka qenë një nga djemtë më të suksesshëm me femrat pas daljes nga loja e “BB”, ku krijoi një lidhje me Xhulin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura