Ardit Gjebrea zbulon surprizën e madhe që do ta rikthejë fuqishëm

Nov 7, 2018 | 11:36
SHPËRNDAJE

Këngëtari dhe moderatori mjaft i dashur për publikun shqiptar, Ardit Gjebrea ka planifikuar një surprizë për të gjithë fansat e tij.

arditt

Mesa duket Arditi do t’i rikthehet muzikës shumë shpejt. Nëpërmjet një fotografie të publikuar në profilin e tij në “Instagram”, ai ka lënë të nënkuptohet se ndodhet në një studio duke punuar me tekstin e një kënge.

“Ai momenti kur je në dimension tjetër…”, shkruan artisti bashkëngjitur me foton. Arditi nuk ka dhënë detaje të tjera rreth fotos, por fansat e tij mezi po presin një këngë nga ai.

ardit

“Presim ndonjë surprizë nga ty, sepse na kanë munguar shume këngët kënduar nga ty”, i shkruan një komentues në “Instagram”.

“Kënga Magjike” mos do të na sjelli përsëri edhe sivjet një këngë magjike si ajo me Anna-n? Lutem që po”, shkruan një tjetër.

arditi-ana-1024x515

Kujtojmë se herën e fundit që e pamë këngëtarin dhe moderatorin e njohur duke kënduar ishte në festivalin “Kënga Magjike” 2017, bashkë me Anna-n e tij të vogël.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura