Ardit Cuni: Projekti im ndërkombëtar, ja si ia dola

Aug 17, 2015 | 10:20
SHPËRNDAJE

11873776_10205187706033810_3110259047493436026_n
Projekti i suksesshëm i radhës nga këngëtari Ardit Çuni në bashkëpunim me fituesin e Eurovision-it 2012 (Loreen/Euphoria), Peter Bostrom, që arriti të kapë majat duke u renditur në top- 20 në Itunes Swedish Charts, top-100 në Dj Charts në Suedi, Finlandë dhe Norvegji, sapo është lançuar. Gjithashtu, ky projekt është transmetuar në “Ps3 Muzik Guiden”, që është një nga programet më të famshme në Suedi për përzgjedhjen e këngëve më të mira dance, ndërsa klipi i kësaj kënge është punuar nga “Sebastian Production”. 

‘’Pasi kënga u lançua në Suedi, që në ditën e parë ka arritur të dilte në top-20 në Itunes Swedish Charts. Pas kësaj filloi dhe trasmetimin në radio të rëndësishme atje dhe direkt na erdhi ftesa për të performuar premierë në Stokholm live, në Pride Festival (LGBT) ku ka rreth 100 mijë persona në audiencë në shesh dhe që performojnë çdo vit aty nga Loreen deri te fitues tjerë të Eurovision-it. ‘Gjithashtu jemi në diskutime, por akoma asgjë e sigurt, që  të jem pjesë e festivalit MelodiFestivalen në Stokholm’’,  thotë Arditi. Po si arriti ai të bashkëpunojë me ata kompozitorë?

‘’Me kompozitorët në fakt ka kohë që shkruajmë, që kur Peter Bostrom fitoi Eurosong-un me Loreen, por nuk kishte asgjë konkrete derisa ata kishin pikasur aktivitetet e mia të shumta së fundi dhe që u shpalla artisti i muajit në Global Rockstar. Ata menduan që do të ishte një mundësi e mirë të më besonin një ndër produksionet e tyre. Më dërguan “Let’s go”, e që në dëgjimin e parë u fiksova pas saj dhe më pas, duke folur me menaxhmerin, vendosëm që të fillojmë punën. Shkuam në Suedi e regjistruam vokalin e pastaj deri te xhirimi i klipit, që mendoj se është materiali im më i mirë deri më tani.’’

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura