“Arbitri gaboi për të dyja ekipet”, trajneri i Romës: Reaguam me kurajo, e treguam që jemi ambiciozë

Oct 26, 2020 | 23:42
SHPËRNDAJE

Trajneri i Romës Paulo Fonseka mbeti i kënaqur me kurajon e treguar nga skuadra e tij për të mos e humbur takimin me Milanin, por pësimi i 3 golave nuk mund ta lërë mënjanë.
a0da770aceaaa8ffabcf3898dfa61b3a-56411-95723157c8ebcac4750156d2b21ac04e

Pas përfundimit të supersfidës me “Djallin” 3-3, tekniku portugez u shpreh se arbitri gaboi me të dyja skuadrat.

“Ndeshja – E mira është se shënuam 3 herë, negativja është se pësuam 3 gola. Ishte një ndeshje e balancuar dhe e e nisëm me humbje. Ekipi reagoi mirë dhe me kurajo.

Arbitri – Nuk dua t’i komentoj vendimet e gjyqtarit. Të gjithë gabojmë. Mendoj se arbitri gaboi për të dyja palët.

Mbrojtja – Ibrahimoviç është një qendërsulmues race, nuk luan në thellësi. Leao është i shpejtë dhe hyn në thellësi, në situata një me një ëështë më i shpejtësi se mbrotjësi rival. Prandaj i vendosa pranë Mansinin.

Synimi i Romës – Duam të dalim më mirë se sezoni i kaluar. Mendojmë për ndeshjen e ardhshme me CSKA-në. Punojmë me mendimin se ekipi duhet të përmirësohet. Duhet të jemi ambiciozë. Ka dy skuadra më të forta se ne, por dhe ne e kemi treguar në fushë që jemi ambiciozë”, u shpreh trajneri i Romës Paulo Fonseka.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura