Anxhela Peristeri godet sërish, gafa e radhës me ‘fitoren’ e kombëtares

Sep 5, 2015 | 12:09
SHPËRNDAJE

11987170_1004775222898378_1690378893351291849_n

Anxhela Peristeri ka një pasion të veçantë për futbollin, por siç duket nuk I merr informatat e saktë në lidhje me kombëtaren shqiptare.

Këngëtarja e hitit ‘Bye bye’ natën e mbrëmshme ka shkruar për ndeshjen Danimarkë-Shqipëri, e cila u nda në barazim 0:0.

Anxhela ka shkruar se kombëtarja jonë ka fituar, status i cili më vonë është fshirë nga profili i saj.

anxhela-473x503

Këngëtarja shqiptare para disa kohësh bëri një postim në Facebookun e saj ku shkruante për fitoren e kombëtares së Shqipërisë e cila mori 3 pikët kundër Serbisë.

Por statusi  i saj i cili shkruante “Vendimi me i drejte i FIFA – s … Serbi 0 – 3 Shqiperi..Shqiperia ne Boteror”, u përfol në media si një gafë e saj por më vonë ajo e ndryshoi në “Vendimi me i drejte i Cas..  Serbi 0 – 3 Shqiperi … Shqiperia ne Europian”, në informacionin e saktë.

an

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura