Ansambli, turne në qytetet turistike

Jul 14, 2011 | 12:42
SHPËRNDAJE

Tradita më e mirë popullore udhëton në qytetet turistike. Në vijim të aktiviteteve të Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor gjatë sezonit veror, trupa e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore dha mbrëmë një koncert të zgjedhur në sheshin kryesor të qytetit të Beratit. Pas mikpritjes së qytetit të Durrësit dhe Shkodrës, Berati ofroi bujarinë dhe vëmendjen e tij ndaj trupës së Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve. Ky koncert u realizua me mbështetjen e Bashkisë së qytetit. Programit të kësaj trupe iu shtuan edhe interpretimet e artistëve të këtij qyteti. Udhëtimi i Ansamblit Popullor do të vijojë edhe në qytetin e Lezhës dhe në Festivalin “Këngë jeho”, që do të mbahet në Strugë në datat 16 dhe 17 korrik 2011. Ky turne mbështetet nga MTKRS.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura