“Ankthi armiku kryesor i njeriut në këto momente”- Ilda Bejleri prej 15 ditësh e izoluar në shtëpi: Duket sikur tavani po të bie në kokë, stresi që po kalojmë…

Mar 27, 2020 | 14:45
SHPËRNDAJE

Ilda Bejleri prej 15 ditësh është izoluar në shtëpi për të mos u prekur nga koronavirusi. Në një video të publikuar në mediat sociale, moderatorja e sportit shprehet se po kalon një situatë të vështirë ku duket sikur tavani po i bie në kokë dhe është diçka që të duket sikur i merr frymën.

Ilda tha se ankthi është armiku kryesor i njeriut në këto momente dhe u bëri apel njeëzve që të qëndrojnë të qetë.

“Ka 15 ditë që qëndroj në shtëpi. Pavarësisht se duket sikur njerëzit e kalojnë kohën duke gatuar, duke bërë palestër e të gjitha këto për mua kanë qenë të vështira. Nuk e di pse ankthi është armiku kryesor i njeriut në këto momente. Përveç koronavirusit, stresi mbi të gjitha që po kalojmë dhe të duket sikur tavani po të bie mbi kokë, është diçka që të duket sikur po të merr frymën. Dua të them që mbi të gjitha duhet të fillojmë të qëndrojmë të qetë,”– tha moderatorja.

Ndërsa më pas shtoi se ky është një moment për reflektim dhe për t’iu lutur Zotit që situata të kalojë.

Ilda shtoi se duhet bërë kujdes nga njerëzit pavarësisht faktit se në Shqipëri shifrat janë më të vogla se në vendet tjera si Spanja apo Italia.

“Unë kam filluar që të ndoshta ta gjej edhe atë qetësinë time duke besuar tek Zoti, realisht nëse ka një moment që duhet të kesh besim tek Perëndia është ky. Pavarësisht fesë që i përkisni, ky është momenti kur duhet reflektuar, duhet ti lutemi Zotit që e gjitha kjo të kalojë.

Duhet të bëjmë kujdes pavarësisht faktit se nuk kemi shumë shifra të mëdha të infektuarisht, që nuk jemi në situatën e Italisë apo Spanjës por e gjitha kjo mund të kthehet në një dramë të vërtetë nëse nuk qëndrojmë në shtëpi dhe nuk mundohemi që të izolojmë veten por të mendojmë edhe për njerëzit që duam më shumë.  E di që janë momente të vështira për të gjitha, por unë hyj tek ato njerëz që e kanë të vështirë të menaxhojnë stresin. Për të lexuar është e pamundur të fokusohesh,”- përfundoi ajo.

 

 


View this post on Instagram

#2javetemianeshpi

A post shared by ILDA BEJLERI (@ildabejleri) on

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura