Ankimuan vendimin për sekuestrimin e pasurive të të afërmve të Gëzim Çelës, Apeli i Posaçëm lë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë

Apr 23, 2024 | 15:41
SHPËRNDAJE

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar ka lënë fuqi sekuestron e pasurive të të afërmve të Gëzim Çelës, i njohur ndryshe si “Baroni i drogës”.

Gezimmm

Mësohet se nën sekuestro mbeten rreth 500 mijë euro dhe disa makina.

Çfarë sekuestroi SPAK

8 pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, si dhe 10 makina në pronësi të një kompanie private iu sekuestruan me kërkesë të SPAK, njerëzve të afërt të Gëzim Çelës, i arrestuar si drejtues i një grupi kriminal që trafikonte lëndë narkotike.

Në mesin e pasurive të sekuestruara janë një biznes dhe 2 aparatamente, të cilat sipas prokurorisë vlejnë mbi 40 mijë euro, si dhe dy llogari bankare në vlerat e 4.5 milionë lekëve dhe 57 mijë eurove.

Me të njëjtin vendim, Gjykata e Posaçme bllokoi edhe aksionet e një kompanie private dhe 12 makina, 10 prej të cilave në pronësi të kompanisë.

Të gjitha këto pasuri janë në emër të personave të lidhur me Gëzim Çelën, si kushëririt të tij, apo edhe ish-bashkëshortes.

KOMUNIKIM PËR MEDIAN

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Daniela Shirka (kryesuese), Igerta Hysi (anëtare) dhe Iliriana Olldashi (anëtare), sot më 23.04.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 87 akti, datë 16.04.2024 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e shtetases M.Th. dhe shoqërisë “***”, me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 13, datë 17.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, lidhur me sekuestrimin e pasurisë sipas ligjit nr. 10192, datë 03.12.2009”, dhe vendosi:

 

  • Miratimin e vendimit nr. 13, datë 17.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, përsa i përket ankuesve Shoqëria “***” sh.p.k. dhe M.Th

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura