Angela Martini: Do pozoj nudo për “Playboy” pas moshës 35 vjeç

Apr 14, 2015 | 12:54
SHPËRNDAJE


Ka filluar me modelizëm në moshën 18-vjeçare duke u bërë kështu shumë e njohur fillimisht në Zvicër, e në disa vende europiane e më pas në vendlindjen e saj, në Shqipëri, për të vazhduar më tej edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bomba e sfilatave po përjeton një miqësi shumë të afërt me multimilionerin turk, Ali Baran Suzer, ndërsa në një intervistë për ‘’Blick’’ tregon shumë gjëra për veten.
Ke qenë shumë e heshtur kohët e fundit. Çfarë ndodhi?
Dy vitet e fundit unë isha si në një greminë, nuk mund të përqendrohesha në punën time, kjo gjë shkoi aq larg, saqë nganjëherë nuk e di se çfarë ka ndodhur në të vërtetë me mua. Ende nuk di të them se ku kam qenë në ato momente.
Ku janë rreziqet në biznesin e modelimit?
Nëse filloni një biznes dhe ndiheni i pasigurt, atëherë dijeni se do humbni. Tek unë ndodh e kundërta.
Sa larg mund të shkoni në këtë punë?
Unë nuk jam e re në këtë biznes, me mua nuk mund të luajë askush, edhe pse më paraqesin si një femër seksi, unë vërtet kam disa kufij të qartë te vetja ime.
A të ka ardhur ndonjë ofertë nga “Playboy” për të pozuar?
Jo një, por shumë (qesh). Kontrolloni çdo numër, por unë nuk dua të tregoj veten lakuriq deri në atë shkallë sa e kërkon revista. Ndoshta pas moshës 35 vjeçe, kur dikush dëshiron të më shohë në ato poza, do e bëj. Në Nju Jork, në vitin 2011, fotografët shfaqën te publiku pamje që mua nuk më pëlqyen aspak, paraqitja në tapetin e kuq pa mbathje ishte se unë i kisha harruar ato. O Zot, sa jam turpëruar!
Çfarë keni mësuar nga incidenti?
Unë nuk e kam bërë me qëllim, ndodhi nga stresi, kam mësuar që gjërat t’i bëj ngadalë dhe e sigurt.
A ju ka bërë të pasur modelizmi?
Ndonjëherë fitoj shumë mirë e ndonjëherë asgjë. Unë kam një punë që zgjat nga 9-17 orë në ditë. Ndodh që të mos kem asnjë angazhim me muaj, siç ka ndodhur këta dy muajt e fundit. Njeriu duhet të mësojë se si të menaxhojë paratë me mençuri dhe do ketë sukses në jetë.
Flitet  se je në lidhje me multimilionerin turk, Ali Baran Süzer. E pranoni se jeni në një marrëdhënie?
Është më shumë se një mik i imi, nuk mund të them se e kam të dashur për momentin…
Si mund të dështojë një histori dashurie?
Mërzia dhe stresi, nëse dikush s’të stimulon në një nivel konceptual. Idealisht të dy duhet të jenë lindur për njëri-tjetrin, unë mendoj se kjo është magjia e dashurisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura