Anëtari i Komitetit Ekzekutiv: Vllaznia pa grintë, e kishte parapërgatitur rënien nga kategoria

May 13, 2018 | 22:39
SHPËRNDAJE

I ftuar në emisionin sportiv “Fair Play nga Enkeleida Zeko” në “News 24”, Abdyl Kuriu, anëtar i Komitetit Ekzekutiv në FSHF, e ka parë shumë të zymtë situatën te Vllaznia. Nuriu u shpreh se shkodranët sot kundër Partizanit ishin një skuadër pa grintë dhe dukej sikur e kishin parapërgatitur rënien.

abdyl-kuriu

“Përderisa Vllaznia ka nisur rrugën për kategorinë e parë ky sezon është super i dështuar për shkodranët. Një skuadër pa grintë, pa dëshirë. U mundën nga një skuadër e cila kishte interesat e veta, Vllaznia e kishte parapërgatit largimin.”

Eduart Prodani, një tjetër i ftuar, për temën në fjalë shtoi: “Vllaznia mu duk e dorëzuar, e domoralizuar . E pash me kujdes ndeshjen sepse kishte zëra se Partizani do ta toleronte. Të kuqve iu duheshin pikët për të kapur Europën dhe i morën. Ky është futbolli.”

http://www.balkanweb.com/site/zyrtari-i-federates-vllaznia-skuader-pa-grinte-e-kishte-parapergatitur-renien-nga-kategoria/

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura