Mund të duket një lojë fjalësh, një shaka, por është gjithçka e vërtetë. Skuadra e Evertonit, e cila drejtohet nga Karlo Ançeloti, është fare pranë akordit me Evertonin.
Po flasim për Everton Soares, sulmuesin anësor të brazilianëve të Gremios, i cili ka qenë së fundmi dëshirë e italianëve të Milanit, por me sa duket, 23-vjeçari do t’i bashkohet një ish-milanisti si Ançeloti.
Tratativa është në fazë të avancuar, teksa bisedimet kanë nisur 10 ditë më parë mes palëve dhe në orët në vazhdim pritet që marrëveshja të konkretizohet.
Everton do të zbarkojë te blutë e Liverpulit me formulën e blerjes definitive, për shifrën e 38 milionë eurove, saç është edhe klauzola e sulmuesit me Gremion.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al