ANALIZA/ “Rama i ka bërë zap socialistët, si Enveri”- Muç Nano: Transformimi i Bashës nga fajkua në pëllumb, pse Ilir Meta është shpresa e vetme për….

Mar 4, 2020 | 18:34
SHPËRNDAJE

Mustafa Nano-Meta RamaNga Mustafa Nano

Edi Rama nuk po ngopet me pushtetin që ka marrë apo që i ka rënë në duar. Partinë më të rëndësishme në vend, atë socialiste, e ka bërë zap si njëherë e një kohë Enver Hoxha të vetën. E patë Kongresin e fundit. Lajmi i vetëm ishte që mbajti një fjalim shoqja Nexhmija, d.m.th Linda Rama. E sikur të mos mjaftonte kjo, pjesa më e bukur e fjalimit të Ramës iu dedikua asaj.

Rama e konsideroi atë opozitaren më të madhe në këtë vend. Opozitaren e vetme. Dhe në fund, nuk mund të mos përmendte emrin e të birit, që na e ka bërë personazh urban. Nuk është çudi që në Kongresin tjetër t’ia japë fjalën edhe nënës, djalit të madh, vëllait. Edi Rama ka në dorë parlamentin. Nuk e ka uzurpuar këtë pushtet. Ia lanë, ç’është e vërteta. Ia la opozita. Ai ka në dorë edhe pushtetin lokal. Edhe këtë nuk e ka uzurpuar. Ia la opozita sërish. Dhe Ramës i pëlqeu kjo punë.

Siç i pëlqeu edhe fakti që opozita ishte kundër Reformës në Drejtësi, e cila, Reforma në Drejtësi pra, tanimë është e komprometuar, më së pari ngaqë socialistët i kanë veshur një dhe vetëm një qëllim, arrestimin e Metës, Berishës e të ndonjë opozitari tjetër, dhe së fundmi me lojrat për të shtënë në dorë Gjykatën Kushtetuese. Kështu i ka mbetur veç posti i presidentit pa e bërë të vetin. Dhe këtë po kërkon ta fitojë nëpërmjet shkarkimit të Metës. Ky e fundit e ka hak të shkarkohet, në fakt. Shkarkimi i tij është gjëja e duhur.

Por puna është se kjo maxhorancë i ka marrë të gjitha. Prandaj ia ka djegur shanset vetes për të bërë gjënë e duhur në këtë rast. Dhe kështu, ne jemi të detyruar të kemi në krye të shtetit një njeri si Ilir Meta. La situazione politica non è buona.  Lulzim Basha donte të bëhej kryeministër. Donte shumë. I lëshonte goja lëng. Dhe prandaj nuk i pritej. Pasi provoi të bëhej me kryengritje, me kanosje, me djegie mandatesh, me bojkotim zgjedhjesh lokale, me luftë kundër Perëndimit të korruptuar, tani duket se ka vënë mend dhe i është kthyer rrugës normale. Mirëpo nuk ka gjë në terezi. Transformimi nga fajkua në pëllumb e ka zvogëluar fare si figurë, e ka bërë qesharak, e ka bërë karakter portokallie. Dhe me këtë ka bërë nervozë opozitarët, të cilët kanë mbetur me gisht në gojë.

Janë pa pushtet, pa mundësi për të abuzuar. Sepse gara politike në Shqipëri bëhet bash për këtë: për të shtënë në dorë mundësinë për të abuzuar. Prandaj, pretendimi i opozitarëve se mbrëmë dolën në protestë për demokraci, për kushtetutë, për shtet ligjor, për ta çuar Shqipërinë në europë, se dolën të luftojnë edhe për të mirën time, që si budalla që jam nuk jam në gjendje ta kuptoj, se ata janë burrat e vërtetë të këtij kombi, se ata ishin në bulevard për flamur, madje për të dy flamujt, edhe për atë amerikan, ky pretendim pra të bën të gajasesh me të madhe.

Në mos, t’i sjell zorrët te goja. Sepse gjërat në të vërtetë janë ndryshe. Shumë ndryshe. Ajo protestë ishte një horrlik. Protestuesit opozitarë nuk kanë gjë me socialistët e korruptuar. Thjesht do donin që të korruptuarit të ishin ata vetë. Atyre u qan syri për një tender, për një PPP, për një vend pune në polici, në dogana, për mundësinë për t’bo ndonji lek që ua ka vjedhur pala tjetër.

Ata thellë-thellë nuk kanë gjë me Edi Ramën. Përkundrazi, ata thjesht vuajnë pse nuk kanë në krye një si Edi Rama, që t’u dilte për zot pritmërive të tyre. Menduan se kishin Lulzim Bashën, por janë bindur tanimë që nuk e kanë për këtë punë. Dhe tani i kanë shpresat te Ilir Meta. Madje, Ilir Meta është shpresa e vetme. Kjo është arsyeja që dolën në protestë mbrëmë.
La situazione politica non è buona…/ABCNews

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura