Analiza/ ‘Meta u tërhoq para forcës së Ramës, merr fund dilema e LSI për zgjedhjet’

Jan 30, 2017 | 22:18
SHPËRNDAJE

“Fitore” të Ramës, që tregoi forcë dhe Meta që është tërhequr përpara forcës së Ramës. Kështu e komenton gazatari Blendi Fevziu lëvizjen e fundit brenda kabinetit Rama, e cila sipas tij, shuan edhe dilemën se me kë do të dalë LSI në zgjedhjet e qershorit.

rama meta bashke

Në një opinion të publikuar te opinion.al, Fevziu shkruan se me shkarkimin e Ylli Manjanit si Ministër i drejtësisë, Rama bëri një veprim që vlen shumë simbolikisht.

“Ai ka treguar forcë dhe Meta është tërhequr përpara forcës së Ramës. Dy partitë e së majtës kanë arritur sërish një marrëveshje. Një marrëveshje që i fashit përkohësisht tensionet, por nuk jep zgjidhje problemit themelor mes PS dhe LSI. Atij nëse këto dy forca mund të qeverisin bashkë apo janë të destinuara ta kthejnë koalicionin qeveritar në një sherrnajë të përditshme”- shkruan ai.

Sipas Fevziut, dukej sikur koalicioni po futej në një krizë të re, të përsëritur, por gjithçka ka mbetur aty.

“Nuk dihet se çfarë ka ndodhur në prapaskenë, por Rama e ka rivendosur autoritetin. Ai ka shkarkuar Manjanin dhe shkarkimi më shumë vlen simbolikisht. Ai ka treguar forcë dhe Meta është tërhequr përpara forcës së Ramës. Por pa asnjë dyshim që kjo marrëveshje e përkohshme, nuk zgjidh thelbin e konfliktit mes tyre, filozofitë e ndryshme që kanë në mënyrën se si qeveriset vendi”- shkruan ai.

Më tej, Fevziu shkruan se “vendimi i sotëm i jep fund dilemës se me kë do dalë LSI në zgjedhje. Një javë më parë Meta deklaroi se nuk do jetë në koalicion parazgjedhor me PD, ndërsa sot, me shkarkimin e Manjanit, indirekt rikonfirmoi renditjen në një koalicion me PS dhe PDIU. Të tjerat nuk kanë asnjë rëndësi për momentin…”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura