Analiza/ Evropa po shikon se si një krizë po zhvillohet ngadalë në Ballkan

Aug 7, 2022 | 14:14
SHPËRNDAJE

“Në Ballkan, Evropa po shikon se si një krizë po zhvillohet ngadalë”, me këtë titull Sky News analizon situatën ne rajonin tonë. Në shkrimin e gazetarit, Adam Parsons thuhet se “Një problem i njohur, në një vend të njohur, por tani me perspektivën e shtuar të ndërhyrjes ruse”.

skynews-bosnia-sarajevo_5857183

Tridhjetë vjet pas luftës së saj të tmerrshme, Bosnja është kapur në një mosmarrëveshje komplekse, të paqëndrueshme, që përfshin ndarjet etnike, rivalitetin fetar, mohimin e gjenocidit, kujtimet e tmerrshme dhe dyshimin bezdisës se Moska po i nxit gjërat.

E kaluara ju shtyn në Bosnjë. Është një vend i formuar nga shekuj ndarjesh etnike dhe fetare, dhe që ende lufton të përballet me identitetin e vet të thyer.

Por është historia moderne ajo që është kaq e prekshme – plagët e ndryshme të lëna pas nga tre vjet e gjysmë luftë brutale në vitet 1990. Kishte 100.000 vdekje në një vend me vetëm katër milionë banorë, shkruan të dielën “Sky News”.

Më tej në analizë thuhet: “Ndalojmë në një bllok banesash në Sarajevë, i ndërtuar fillimisht për Lojërat Olimpike Dimërore të 1984-tës dhe shikojmë murin e gjatë anësor, të mbushur me qindra vrima. Ato variojnë nga vrimat e vogla të plumbave deri te zbrazëtirat e lëna nga raketat dhe predhat.Por këto mund të riparohen. Problemet më të mëdha të Bosnjës janë trauma që vazhdon, tensionet e rrezikshme që ende e ndajnë këtë vend dhe ndjenja se mund të kthehet në rrugën e luftës katastrofike. Se asgjë, në të vërtetë, nuk ka ndryshuar.”

Frika e shumë njerëzve në Evropën Perëndimore është se Rusia po kërkon vende të reja për të nxitur trazira – për të shkëputur vëmendjen nga ajo që po ndodh në Ukrainë dhe për ta dëmtuar unitetin evropian – dhe se Bosnja, me ndarjet dhe paqëndrueshmërinë e saj, mund të duket kandidati i përsosur.

Përgjatë historisë, Ballkani ka qenë shpesh vendndodhja e dhunës. Pakkush dyshon se, nëse shkëndija ndizet, dhuna mund të ndodhë përsëri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura