ANALIZA/ Çfarë do të ndodhë me Turqinë pas grushtit ndaj shtetit

Jul 17, 2016 | 9:44
SHPËRNDAJE

Analisti Soner Cagaptay i Institutit të Politikave për Lindjen e Afërme në Uashington ka shkruar një opinion për “Washingon Post” për grushtin e shtetit në Turqi.

KupiAi mendon se ajo çka e pret Turqinë është e frikshme, pas dështimit të puçit. Kështu, sipas tij, demokracia turke do të tkurret së tepërmi pas këtyre ngjarje.

Cagaptay shkruan se të dy skenarët, fitorja dhe dështimi i puçit, e dëmtojnë pashmangshmërisht demokracinë.

Një goditje ndaj demokracisë turke

Soner Cagaptay

Edhe pse nuk e dimë ende me siguri se kush qëndron pas puçit ndaj qeverisë turke, një gjë është e sigurt: Pas kësaj tentative, Turqia do të jetë më pak e lirë dhe më pak demokratike.

Nëse puçi do të fitonte, atëherë Turqia do të kthehej në një diktaturë ushtarake e drejtuar nga gjeneralë.

Dhe nëse Erdogani fiton, që është më e mundshmja, Turqia sërish do të bëhet më autoritare. Që në vitin 2003, kur erdhi në pushtet, Erdogani e ka udhëhequr Turqinë sipas metodave të tij autoritare, duke goditur disidentët dhe duke ngushtuar liritë themelore, si edhe mediat e lira.

Madje, në vitin 2011, ai i fitoi zgjedhjet me një paketë premtimesh proeuropiane, megjithatë, është kthyer në një konservator dhe autoritar.

Nëse me premtimet për një ekonomi më të mirë, ai korri disi sukses në zgjedhje, ato që i dhanë më shumë pikë ishin demonizimet që u bënte grupeve që nuk e votonin.

Erdogani i fiton zgjedhjet përmes dhunës, demagogjisë dhe sulmeve të vazhdueshme ndaj kurdëve, shoqërisë civile, liberalëve dhe të majtëve.

Erdogani ka ndërtuar një kult të individit. Ai është autoritarist që hiqet si viktimë dhe gjithnjë flet për komplote.

Nga ana tjetër, ai ka sulmuar qoftë edhe politikisht opozitën dhe që janë nën urrejtjen e vazhdueshme të tij.

Duhet theksuar se fitoret në zgjedhjet e vitit 2011 dhe 2014 ai i arriti jo me më shumë se 49 %. Pra gati gjysma e votuesve janë opozitarë, por të ndrydhur.

Në vitin 2008, Erdogani lëshoi një valë akuzash ndaj Ergenekonit, i cili është cilësuar si terrorist dhe filloi spastrimin e ushtrisë nga sekularistët, pra ithtarët e Ataturkut.

Ai akuzoi ata se po planifikonin një puç ndaj shtetit. Përfundimi ishte, çereku i admiralëve të vendit u burgosën, rrjetet sociale u censuruan, shoqëria civile u demonizua, sie dhe nisi një fushatë ndaj mediave antiqeveritare.

Me qindra njerëz u burgosën. Prokurorët kurrë nuk gjetën prova për të dënuar “puçistët”. Ende çështja e Ergenekonit ndikon politikën turke.

Çdo fraksion antiqeveritar identifikohet me puç ndaj Erdoganit. Tashmë, pa puçit të fundit, teoritë e Erdoganit nuk janë më në ajër, por me këmbë në tokë.

Ky është një lajm i keq për demokracinë e Turqisë. Erdogani do t’u vihet pas puçistëve, por në turmën e tyre do të fusë padyshim edhe disidentë dhe opozitarë të pafajshëm.

Ai tashmë është legjitim para popullit të tij për këto veprime. Mbështetësit e tij japin miratim që represioni ndaj tyre të vazhdojë, që të mos ketë më puçe.

Kjo do të bëjë që opozitarët e ndershëm dhe disidentët të joshen nga krupet radikale dhe të dhunshme për të mbijetuar.

Kjo përpjekje e dështuar për të rrëzuar Erdoganin nga pushteti pritet që të ndajë edhe Turqinë nga ana shoqërore.

Kujtojmë vitet e errëta ’70-të, kur vendi gati u zhyt në një luftë civile mes të majtës dhe të djathtës dhe ku u vranë me mijëra persona.

Edhe në rast se Erdogan, pas këtij episodi prezantohet si bashkues dhe jo përçarës i shoqërisë, priten skenarë të tjerë.

Greva, protesta dhe dhunë mund të ketë në qytetet kryesore turke. Tani çështja është nëse Erdogan do të kërkojë ndryshim të kushtetutës në Parlament për të marrë në dorë fuqinë e ekzekutivit dhe legjislativit.

Erdogani gati sa nuk e çoi në greminë demokracinë turke para puçit. Dhe tani, ushtarakët që lëshuan puçin po e shkatërrojnë demokracinë.

Duhen disa liderë, që Turqia nuk i ka, për ta shpëtuar demokracinë turke.

Përgatiti: Erald Deliu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura