ANALIZA/ A duhet ti rrisë Banka Qendrore normat e interesit

Jun 18, 2022 | 13:16
SHPËRNDAJE

Banka qendroreNga ALDI IVANAJ

Nisur nga zhvillimet e fundit ne tregjet ndërkombëtare financiare, te cilat kane pasur nje renie te forte, duke hyre perfundimisht ne trend negativ (bear market), me indexet kryesore te aksioneve te Amerikes Veriore, Europe dhe Azi ne renie tashme 20% nga nivelet e tyre maksimale te prekura muajt e fundit te vitit te kaluar, pyetja qe shtrohet dhe analizohet nga ekonomistet ane e mbane botes eshte: Cfare po ndodh?

Dhe kuptohet qe ne ekonomi dhe finance pergjigja nuk eshte asnjehere e thjeshte apo e menjehershme, shto ketu edhe faktin qe dy ekonomist ne nje mendje kurre nuk bien (pak a shume si ajo anekdoda me shqiptare).

Banka Qendrore Amerikane mori kete te enjte nje nga vendimet me te rradha qe kishte ndermarre ndonjehere ne historine e saj duke ngritur me 75 pike baze normen e saj te interesit reference me ane te se ciles orienton politiken e saj monetare. Nje rrijte e kesaj permase nuk ishte ndermarre qe ne vitin 1984 ne kohet e governatorit Paul Volcker i cili u be i njohur ne Amerike per agresivitetin e tij ne luften kunder inflacionit qofte edhe me pasoja shume te renda per ekonomine dhe punesimin, duke pranuar te fuste ekonomine amerikane ne recesion me qellimin kryesor kontrollin e inflacionit.

Askur deri te henen e kesaj jave nuk priste qe Federal Reserve do te ndermerrte nje rritje te tille derisa dolen shifrat e perditesuara te inflacionit ne SHBA per muajin Maj qe tashme eshte shume prane nje shifre dyshifrore. Ne rastet kur norma e inflacionit behet dyshifrore rreziku per shtresat e varfera dhe te mesme behet serioz por jo me pak eshte edhe per bizneset qe operojne ne kete mjedis me rritje cmimesh te perditshme.

Por a eshte pergjigja e duhur nje rritje e tille e menjehershme e kostos se parase ne ekonomi? A eshte me mire qe njerezit te jene ne pune dhe te paguajne cmime ne rritje apo te hiqen nga puna si rrezultat i nje recesioni qe do te shkaktoje rritja e pa nderprere e kostos se parase. Ketu ekonomistet ndahen shpesh here sipas shkollave te ndryshme teorike duke filluar nga Neo-Keynessianet tek Neo-Liberistet. Ekonomisti i njohur Keynes dhe ndjekesit e teorive te tij do te pranonin nje norme te larte inflacioni te perkohshme per hir te nje norme te larte punesimi, nderkohe qe Neo-liberistet e konsiderojne oferten e parase ne ekonomi te pa-rendesishme ne periudhe afatgjate dhe kerkojne qe shteti te nderhyje sa me pak me manovra monetare per te stimuluar ose jo ekonomine duke ja u lene forcave te tregut dhe sipermarrjeve individuale objektivin e punesimit te plote ne ekonomi dhe rritjes se produktivitetit.

Me gjithe agresivitetin qe po shfaq banka qendrore amerikane se fundmi jane te paket ekonomistet qe mendojne se ajo do te vazhdoje ti mbaje premtimet e veta per ta rritur normen baze te interesit ne mbi 3% deri ne fund te ketij viti. Analiza niset nga fakti qe borxhi prej 30 trilion dollare nuk eshte I perballueshem afatgjate nga ekonomia amerikane dhe ne nje menyre apo tjeter banka qendrore nuk do te mund te ngreje normat mbi nje nivel te caktuar diku nga 2.5% ne 3% per nje periudhe 2-3 vjecare.

Eshte e rendesishme te kuptohet fakti qe norma e inflacionit aktuale eshte influencuar shume nga cmimi i karburanteve, energjise dhe ushqimeve nderkohe qe norma e inflacionit e pastruar nga keto kompenente (core) eshte sa nje e treta e normes se raportuar. Kjo do te thote qe banka qendrore amerikane edhe pse shprehet agresive do te jete shume prudente ne muajt e ardhshem, sepse ne rast te perfundimit te luftes cmimet e energjise dhe ushqimeve mund te bien me shpejtesi, cka do te kerkonte pastaj nje ulje te normes. Nje ndryshim kursi 180% kaq i shpejt eshte shume i demshem per ekonomine ne pergjithesi per vendim-marrjen e investimeve dhe per luhatshmerine e tregjeve qe shkakton. Qellimi i kapitenit eshte gjithmone qe anija te beje levizje te ngadalta dhe te mire-kontrolluara me qellim ankorimin e saj me sukses ne port ose daljen nga porti, pavaresisht ererave dhe dallgeve te forta, prandaj eshte shume e rendesishme qe rritja te jete shume graduale dhe prudente.

Ne dy muajt e fundit eshte vene re nje tendence e shume bankave qendrore per te rritur normat e interesit ne ekonomite rrespektive, nisur nga fakti qe normat e interesit kane qene historikisht shume te uleta ne shumicen e shteteve ne Europe deri edhe negative si ne rastin e Zvicres dhe Danimarkes por edhe Eurozones. Nje inisiative te tille mori dje edhe banka qendrore e Maqedonise se Veriut, vendit tone fqinj duke e ngritur ne 2% normen baze. Por cfare duhet te beje Banka Qendrore e Shqiperise? Edhe ketu pyetja behet perseri e nderlikuar. Shqiperia eshte nje vend i vogel ne arenen europiane dhe nuk ka nje ekonomi auto-suficiente ne sektorin bujqesor dhe energjitik duke u varur nga importet ne shumicen e tyre. Kjo ka sjellur faktin qe inflacioni eshte kryesisht i importuar pasi nuk ka asnje shenje te burimeve te brendeshme te ekonomise qe mund te kene sjelle inflacion, duke filluar nga oferta e pergjithshme e monedhes deri tek rritja e pagave rreale (jo ato te deklaruara) dhe tek investimet. Te gjithe keta faktore kane qene konstant ose me tendenca te vogla ne rritje cka na ben te konkludojme qe burimet e inflacionit ne ekonomine tone jane pothuajse plotesisht te jashtme.

Athere pyetjes se cfare impakti mund te kete nje rritje e normes ne ekonomine tone mbi inflacionin mund ti pergjigjemi negativisht. Me pak fjale rritja e normes se interesit do te kishte efekte negative ne ekonomi por jo ne ate te inflacionit duke perkeqesuar stagflacionin qe projektohet ne te ardhmen e afert. Por athere cfare strumentesh disponon banka qendrore per te kontrolluar inflacionin e importuar. Pergjigjja eshte: kontrolli I kursit te kembimit.

Nisur nga fakti qe monedha jone kombetare ka pasur nje tendence forcuese ndaj euros ne vitet e fundit, ka impaktuar pozitivisht ne presionet inflacioniste ne import por nderhyrjet e vazhdueshme te bankes qendrore per te blere valute ne tregun e brendeshem e ka ndaluar kete tendence forcuese ne vitin e fundit. Kjo ka sjelle nje rritje te konsiderueshme te rezervave valutore dhe ka ndihmuar eksportet qe kohet e fundit kane pasur rritje te konsiderueshme, por idea qe monedha jone te forcohet ne vitin e ardhshem duhet te shikohet me perparesi nga banka jone qendrore si nje nga instrumentet e vetme qe ka ne dizpozicion per te kontrolluar inflacionin e importuar.

© Panorama.al

Te lidhura