Winehouse do adoptonte një vajzë 10- vjeçare

Jul 31, 2011 | 13:46
SHPËRNDAJE

Amy Winehouse ishte në mes të procedurave të birësimit të një vajze 10- vjeçare.

Artistja problematike kishte nisur procesin e adoptimit për vajzën 10- vjeçare Dannika Augustine, kur ajo e kishte takuar atë gjatë pushimeve në ishujt Karaibe.

Amy kishte pronotuar biletën për ta vizituar atë javën që vjen, thotë në një ekskluzive britanikja “The Mirror”.

Gjyshja e fëmijës ka zbuluar se këngëtarja kishte punësuar tashmë avokatët për vazhdimin e procesit të birësimit, por planet e saj u ndërprenë nga vdekja e papritur javën e kaluar në moshën 27-vjeçare.

Dannika jetonte në varfëri të plotë e vetme me mamanë e saj, e cila arrinte të fitonte para sa për tu ushqyer. Por gjatë dy viteve të fundit, Amy ishte kujdesur shumë për të.

“Amy ishte nëna ime. Unë e thërrisja atë mami, ndërsa ajo vajza ime. Ajo kujdesej shumë për mua, dhe argetoheshim shumë bashkë. Unë e doja dhe ajo më donte”- thotë Dannika pasi ka marrë vesh për vdekjen e Amy Winehouse.

“Ajo ishte person i mahnitshëm dhe po shikonim mundësinë për të jetuar me të në Londër. Nuk mund ta besoj që ajo ka vdekur. Kjo është gjeja më e keqe që më ka ndodhur ndonjëherë”- shprehet Dannika.

Gjyshja e Dannikës thotë se nuk ka dyshim se nëse Amy nuk do të kishte vdekur, procesi i birësimit do të kishte mbaruar shpejt, dhe se vajza do të ishte një shpëtim për të.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura