Amsterdam, kanabis edhe për turistët

Nov 2, 2012 | 10:19
SHPËRNDAJE

Kryetari i Bashkisë së Amsterdamit tha se ai nuk do t’i ndalojë turistët e huaj nga përdormi i kafeve të famshme të kanabisit në këtë qytet. Deklarata vjen pas disa muajsh diskutimi mbi ligjet e reja të drogës. Lëvizja erdhi pasi qeveria e re njoftoi se do të vendosin autoritetet lokale, nëse duhet bërë një ndalim i tillë apo jo. Kryetari i Bashkisë, Eberhard van der Lan, tha se ndalimi i shitjes së kësaj drogë te të huajt mund të çonte në më shumë krime. Çdo vit, rreth 1.5 milionë turistë vizitojnë Amsterdamin për të konsumuar kanabis. “Rreth 1.5 milionë turistët nuk do të thonë ‘nuk na lejohet marijuana’ dhe të vërtiten në të gjithë qytetin për të gjetur drogë, ku mund të grabiten”, tha Van der Laan, i cili prej shumë kohësh e ka kundërshtuar ndalimin e përdorimit të kanabisit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura