Ami dhe Ermali bëhen prindër, vjen në jetë Joeli!

Sep 30, 2013 | 19:49
SHPËRNDAJE

TIRANE- Dy emra të njohur të spektaklit dhe televizionit, Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi janë bërë prindër për herë të parë.

Sot, Ami ka sjellë në jetë një djalë, quhet Joel, duke e shndërruar këtë në ditën më të lumtur të saj dhe bashkëshortit, Ermali.

“Te dashur miq. Sot eshte dita me e bukur e jetes tone! Erdhi ne jete djali jone Joeli! Ami dhe Ermali.”- shkruan në faqen e tij në Facebook, Ermali.

Të dy raportohet se janë shëndetplotë.

Ndërkaq, vetëm pak kohë më parë, Ami rrëfente për suplementin “Panorama Plus” se shtatzënia po i shkonte përsëmbari.

“Po ndjek kursin e jogës në këtë periudhë, një eksperiencë që e bën këtë përjetim edhe më të veçantë për mua”, shprehej ajo.

Ndërkaq, përgatitjet në shtëpi për pritjen e mysafirit të ri kanë filluar prej kohësh.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura