Amendamenti i deputetit të PS/ Kush ishin kolegët që dolën nga rreshti për ta mbështetur

Nov 26, 2022 | 7:48
SHPËRNDAJE

Deputeti i PS-së, Erion Braçe, propozoi një amendament në seancën plenare, por që nuk gjeti mbështetjen e kolegëve të tij.

Braçe propozoi që mbështetur në nenin 75, pika 3 të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë në projektligjin ‘Për një shtesë dhe disa ndryshime në ligjin nr.92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të bëhet shtesa e mëposhtme: Pas pikës 40, të nenit 56 Përjashtime të veçanta në import, shtohet pika 40/1 me këtë përmbajtje: 40/1.Importimi i mëshqerrave të mbarsura.

Megjithëse amendamenti i tij ka gjetur mbështetje dhe tek opozita, kanë qenë vetë kolegët e grupit socialist që e kanë rrëzuar.

Pro amendamentit ka votuar vetëm deputeti e PS-së Fatmir Xhafaj, si dhe deputetët e opozitës.

Ndërsa Mimi Kodheli, Damian Gjiknuri, Nasip Naço dhe Eduart Shalsi kanë abstenuar.

Por, nuk ka qenë në një mendim grupi i PS, që nuk ka pyetur nëse kërkesa vinte nga deputeti i mazhorancës, duke e votuar në shumicë kundër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura