Ambasadorja izraelite e impresionuar nga vizita në fabrikën e Birrës Korça: Sipërmarrje e suksesshme, shembull i të bërit biznes

Aug 17, 2023 | 21:28
SHPËRNDAJE

Gjiganti teknologjik, fabrika ku prodhohet birra Korça, ishte ndalesa e veçantë që bëri në Korçë ambasadorja izraelite Galit Peleg.

ambasadorja-izraelite (1)

Diplomatja u prit në fabrikë nga presidenti i “IHB GROUP”, Irfan Hysenbelliu dhe së bashku me pjesëtarë të stafit e shoqëruan atë në të gjitha ambientet e fabrikës ndërtuar me një teknologji bashkëkohore dhe mjaft të avancuar.

Ambasadorja izraelite shprehu mbresat e saj për investimin gjigant që rritet dita-ditës falë një prodhimi cilësor dhe me shumë standard, që ruan traditën dhe historinë.

“Të ruash trashëgiminë, traditën dhe gjithë këtë histori; mendoj se ky vend e përshkruan gjithë këtë shumë bukur. Kjo fabrikë mban një histori që është mbledhur dhe modernizuar në teknologjinë e re mbështetur nga puna e palodhur e njerëzve.

Mendoj se ky është një mesazh për gjithë bizneset e tjera se si të ruajmë historinë duke modernizuar proceset, por duke respektuar edhe traditën. Është krim të vizitosh Korçën dhe mos të ndalosh në këtë vend. Mendoj se është një simbol i bukur i këtij vendi”, u shpreh ambasadorja.

Ambasadorja nuk ka la pa shijuar birrën “Korça”, për të cilën shprehet se është shumë e veçantë.

“Më pëlqeu shija, nuk ishte shumë e fortë dhe mund të pijë edhe gjatë ditës në vazhdim. Kam jetuar 5 vite në Belgjikë vend që i cili është konsideruar të jetë mbretëresha e birrave.

Biznesi është i suksesshëm, ndërtuar nga njerëz shqiptarë, me një potencial të madh për eksportin. Mendoj se pasi vizitova fabrikën dhe pasi pashë procesin dhe se si punëtorët tregonin kujdes për të mbajtur çdo gjë të shëndetshme dhe te pastër jam shumë e surprizuar. Përveç historisë së bukur të birrës dhe shijës së saj mendoj se birra simbolizon Shqipërinë në shumë mënyra”, ka thënë ajo.

Ambasadorja ishte pjesëmarrëse edhe ne natën e parë të festës së birrës Korça duke shijuar atë së bashku me miqtë e saj.

“Mendoj se duke festuar me birrën është një mënyrë shume e bukur, është një simbol shume i bukur për Korçën, një mënyrë shumë e mirë për të shfaqur qytetin . E shijova shumë festën, vizitën që bëra dhe po ashtu dhe birrën. Ja u siguroj që do të keni shumë vizitorë në këtë festë.

Pas vizitës në fabrikën e birrës Korça Peleg zgjodhi restorantin Shtëpia e Birrës për të shijuar gatimet tradicionale shoqëruar me birrën e freskët, birrën Korça.

ambasadorja-izraelite (1) birra-korca ambasadorja-izraelite birra-korca63 birra-korca3 te-birra-korca ambasadorja-izraelite33 ambasadorja-izraelite-te-birra-korca-770x433

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura