Ambasadori italian në Prishtinë thirrje qytetarëve: Shmangi ndërhyrjen e ushtrisë për të varrosur viktimat

Aug 4, 2020 | 18:28
SHPËRNDAJE

Ambasadori italian në Prishtinë, Nicola Orlando, ka dhënë një mesazh të qartë për qytetarët e Kosovës në lidhje me masat për t’u mbrojtur nga COVID-19.

52fbf350f4315dd7c0369dbb21fec3e7_XLNëpërmjet një postimi në “Twitter”, Orlando bëri apel që të respektohen masat mbrojtëse, në mënyrë që të shmanget situata ku ushtria duhet të merret me varrimin e viktimave.

“Derisa koronavirusi po përhapet shpejtë në Kosovë, më kanë thënë se një e treta e qytetarëve e mohojnë atë ose minimizojnë ndikimin e tij. Në fazën më të vështirë në Itali, ushtria ishte thirrur për të përballur me numrin marramendës të viktimave që duhej varrosur. Ne mund ta shmangim atë. Mbani maskë. Ruajeni distancën. Lani duart”, ka shkruar ambasadori italian.

Kosova po përballet me gjendje të rënduar në luftën ndaj COVID 19, pasi vetëm nga e hëna e kaluar 92 persona me këtë sëmundje kanë humbur jetën, ndërsa numri i atyre që kanë humbur jetën në total është 269.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura