Ambasadori Amerikan në Kosovë: SHBA nuk ka inkurajuar kurrë ndryshimin e kufijve

Dec 12, 2019 | 19:52
SHPËRNDAJE

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e kanë inkurajuar kurrë idenë e ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ambasadori-Amerikan-Philip-Kosnett_takim_hashim-Thaqi_007-675x450

Këtë e tha ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett gjatë një interviste për “Jeta në Kosovë”, e cila transmetohet në Radio-Televizionin e Kosovës sonte në orën 20:15.

Zoti Kosnett tha se nëse Kosova dhe Serbia duan marrëveshje paqe ata duhet të ulen për të biseduar. Ndërsa më tej për çështjen e kufijve ai tha:

“Qeveria amerikane nuk ka inkurajuar kurrë në mënyrë aktive një rishikim të kufijve apo siç e kanë quajtur disa, ndarje.”

Rreth çështjes së kufijve më herët, Kryeministri i ardhshëm, Albin Kurti, ka theksuar për DW se “nuk do të ketë ndryshim të kufijve të Kosovës”.

“Në këto kufi na kanë njohur rreth 110 shtete, përfshirë edhe SHBA dhe Gjermania dhe ne nuk kemi tokë për t’i dhënë Serbisë. Principi i marrëveshjes së ardhshme midis Kosovës dhe Serbisë nuk mund të jetë vajtimi i Serbisë për Kosovën e humbur, […] nuk kemi dilema, SHBA janë aleati ynë i pazëvendësueshëm […] nuk do ta zëvendësojmë asnjëherë Gjermaninë me Rusinë, e siç mund të ketë menduar edhe dikush tjetër që është angazhuar në tezën e gabueshme, të dëmshme, dhe fort të rrezikshme të shkëmbimit territorial.”

Ndryshimi kufijve, ndarja, apo shkëmbimi i territoreve, u mbrojt si ide nga Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Rreth kësaj çështjeje mund të lexoni këtu një përmbledhje të të gjitha detajeve të planit, diskutimeve dhe deklaratave.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura