Ambasada e SHBA nxjerr pamjet nga salla e gjyqit, ka një apel të fortë: Reformat e suksesshme në drejtësi…

May 30, 2020 | 10:11
SHPËRNDAJE

Ambasada e SHBA-së në Shqipëri ka publikuar sot pamje nga salla e re e gjyqit në vendin tonë, Nje salle e bere me financimin e USAID. Me nje shenim ne faqen e vet ne FB, ambasada thekson se “reformat e suksesshme në drejtësi mbështeten te gjyqtarët e rinj”.MBULIM-AMBASADA-AMERIKANE-PER-PROTESTEN.mpg_snapshot_00.02

Postimi i Ambasades 

Reformat e suksesshme në drejtësi mbështeten te gjyqtarët e rinj që kanë marrë trajnimin e duhur dhe janë të pajisur me mjetet e duhura për të bërë punën e tyre. Kjo është arsyeja pse USAID-i bashkëpunoi me Shkollën e Magjistraturës për të ngritur një sallë moderne të gjyqit imitues, ku mund të realizohen trajnime praktike dhe të bazuara në përvojën e drejtpërdrejtë të kandidatëve për gjyqtarë. Një sallë gjykimi e jashtëzakonshme dhe një menaxhim i mirë i procesit gjyqësor përbëjnë kompentencat thelbësore të një gjyqtari që e bën si duhet punën e tij. Bëni një vizitë virtuale në sallën e gjyqit, duke ndjekur videon mëposhtë! #ReformaNeDrejtesi #SundimiLigjit

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura