ALUIZNI bën bilancin e 5 viteve, ja sa legalizime janë dhënë

Sep 6, 2018 | 21:57
SHPËRNDAJE

ALUIZNI ka bërë një bilanc të 5 viteve, që prej shatorit të 2013, ku rezulton se në këtë periudhë kohore procesi i legalizimeve ka filluar të hyjë në fazën e përmbylljes së tij.

Aktualisht në qarkun Tiranë ndodhet numri më i madh i aplikimeve si dhe i zonave informale në vend, 58 të tilla, si në Tiranë, Kamzë, Bathore, Farkë, Selitë, Dajt, Paskuqan, Kashar, Ndroq, Bërxullë, Vorë, Kavajë e Sunej.

Viti me më pak legalizime është viti 2010 me 276 të tilla, ndërsa ai më rekomandimin më të lartë është viti 2016 ku janë kryer 17672 legalizime.

Po ashtu pranë zyrave të ALUZINI-t janë paraqitur rreth 200 kërkesë/ankesa, të cilat janë shqyrtuar në mënyrë konkrete.

Gjatë punës në këto 5 vite, janë legalizuar 14 pallate të shoqërisë “Hawai” sh.p.k, administratori i të cilëve kishte shpallur falimentin.

Është zgjidhur shqetësimi i 400 familjeve të shpërngulura nga ndërtimi i ujësjellësit të Bovillës, ndërsa u pajisën me leje legalizimi banorët e pallateve të ngritura nga firmat investitore, të cilët kanë braktisur procesin apa kanë falimentuar, si dhe është dërguar në  Bashkinë e Tiranës lista e subjekteve që nuk u janë përgjigjur legalizimit të ndërtimeve.

Qarku i Tiranës është gjetur me 6466 legalizime ndërsa sot janë 47053 legalizime të kryera.

 

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura