Almeda Abazi përgjaket në xhirime

Dec 30, 2012 | 10:59
SHPËRNDAJE

 ”Turqia ka qenë një shans i madh për mua për të jetuar këtu”, ka thënë në një nga intervistat e fundit bukuroshja shqiptare, e cila në kokë mban kurorën e ”Miss Globe 2008”. E lumtur shumë për të filluar një karrierë në Turqi si një 16-vjeçare, e cila për shkak të biznesit të së ëmës vendosi të jetojë në Stamboll, duke filluar edhe shkollimin në një nga kolegjet më prestigjioze atje. ”Unë një ditë dua të jem pjesë e ekranit televiziv me një program timin shumë të përshtatshëm. Ky program do të trajtonte problemet e të rinjve, argëtimin e tyre, muzikën të cilën e preferojnë dhe dëgjojnë, modën dhe ndikimin e saj tek të rinjtë”, thekson Almeda më tej. Karriera e saj është e fokusuar tek aktrimi, saqë u jep shumë rëndësi filmave dhe serialeve. ”Turqia ka shumë aktorë të mirë, dëshirë e imja është që të jem pjesë e një projekti gjigant si seriali “Lugina e ujqërve” që në Ballkan ka bërë shumë bujë, e vlerësoj shumë skenarin e këtij projekti dhe do të doja që një ditë të punoj me të njëjtin ekip”, thekson Almeda Abazi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura