“Alizoti, i dënuar 5 herë dhe shërbyes i policisë”- Ervin Salianji: Prova e vetme që ka prokuroria është…

Dec 12, 2019 | 23:45
SHPËRNDAJE

Sipas ish-deputetit Ervin Salianji, prova e vetme që ka prokuroria ndaj tij është Alfred Alizoti. Ish-deputeti u shpreh gjatë emisionit “Opinion” se nuk ka pasur asnjëherë kontakt me këtë person.

Ervin-Salianji

Ai solli këtë të enjte disa detaje të tjera rreth Alizotit, për të cilin prokuroria në pretencë kërkon ndaj tij 3 vite burg.  Sipas Salianjit, Alizoti është dënuar më parë për vepra të ndryshme penale dhe është informator i Policisë së Shtetit.

“Prova kryesore është Alfred Alizoti i arrestuar 5 herë më parë dhe shërbyes, informator i Policisë së Shtetit. Ka pesë dënime të ndryshme. Për mashtrim siç po mashtron tani, për vjedhje me dhunë, armëmbajtje pa leje dhe trafik droge. Është dënuar nga 91-shi deri më sot. Është njeri problematik. Këta kanë gjetur një njeri që siç thoshte 200 mijë euro për mua thoshte edhe për Taulant Ballën dhe Ard Veliun. Pse ky person qenka i besueshëm kur thotë një budallallëk për mua dhe nuk qenka i besueshëm kur thotë për ata të tjerët. Këtu është ngritur akuza. Edhe diktatura kur ngrinte akuza kërkonte dy dëshmitarë. Këta kanë një dëshmitar të diskretituar”, tha Salianji.

Ish-deputeti i demokrat tha se prokuroria e ka bërë pretencën duke u mbështetur vetëm mbi thashetheme.

I pyetur drejtpërdrejt mbi akuzën se ai i kishte premtuar 200 mijë euro Albert Veliut, ish deputeti demokrat tha: Prokuroria thotë që ia kam dhënë Babales 200 mijë euro dhe i kam premtuar edhe 200 të tjera Fredi Alizotit. Në gjithë pretencën e prokurorisë, janë vetëm thashetheme.

Sipas tij prokurori bëri një lojë, duke mbyllur hetimi për trafik narkotikësh pastaj hapi një hetim për kallëzim të rremë.

“Ai (Agron Xhafaj) iku u zhduk dhe e bëri me shkesë që unë jam filani. Nuk iu shkua deri në fund hetimit të gazetarit ku filet dhe për 3.5 ton drogë, prokurorët që më kanë thirrur e kanë ditur që ai merrej me atë punë”, tha Salianji.

“Unë nuk e kam takuar kurrë Fredi Alizotin, kurrë. Por prokuroria ka bërë të njëjtën pretencë siç ka thënë Edi Rama. Ky Alizoti ka një 5 dënime. Në përgjime i thotë mamasë më jep tre mijë lekë të vijnë në Tiranë, pastaj ka lekë pa fund. Ka një 30 biseda me Taulant Ballën, janë me përgjime zyrtare nga Gjykata”, theksoi më tej ish deputeti.

Një tjetër akuzë që bëri ai për prokurinë ishte për zërin e vëllait të ish ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

“Ja dokumenti që ka çuar prokuroria në Britani, ka çuar një material që ka sjellë avokati i Agron Xhafajt. Kanë çuar një material të dobët. Prova kryesore e prokurorisë është Fredi Alizoti, që ka 5 dënime të ndryshme: për mashtrim, për vjedhje me dhunë, armëmbajtje pa leje dhe trafik droge. Është i dënuar me vendim gjykate”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura