Ali Ahmeti kujton 9 Korrikun e vitit 1997: Barbaria shtetërore na bëri më të fortë

Jul 9, 2017 | 11:12
SHPËRNDAJE

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ka përkujtuar ditën e sotme 9 korrikun e vitit 1997, ku plasën trazirat në Gostivar, pas heqjes së flamurit shqiptar.

ali-ahmeti-2Në atë kohë, forcat maqedonase ushtruan dhunë të pashembullt ndaj popullsisë shqiptare, duke arrestuar me qindra dhe plagosur me dhjetëra.

“Edhe pas dy dekadash, ngjarjet tmerruese në Gostivar më 9 korrik 1997 na përkujtojnë brutalitetin shtetëror ndaj shqiptarëve të cilët po kërkonin të drejta themelore, flamur, arsim, gjuhë, barabarësi.

Barabarësia nuk mund të jetë kundërshtuese për të drejtat e tjetrit, por përkundrazi, na bënë më të fortë bashkë dhe e bën shoqërinë më të qëndrueshme”, shkruan Ahmeti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura