Aleksandër Moisiu/ Flirtuesi i pandreqshëm, si bëhej xheloz për bashkëshorten Johanna

Oct 2, 2015 | 10:01
SHPËRNDAJE

Ai ishte ylli boteror i teatrit, ndaj nuk e kishte aspak të vështirë si t’i afronte femrat, por se si t’i përzinte ato. Aktori me origjinë shqiptare, Aleksandër Moisiu, është konsideruar si “hyjnori” i grave, të cilat prisnin në radhë mbas çdo shfaqjeje, te dera e kabinës për një autograf apo për ta takuar.

99735928
Biografët kanë shkruar disa versione të jetës së tij, por kur ka ardhur çështja e femrave, ata kanë rënë dakord: “Ato uleshin në rresht të parë gjatë shfaqjeve të tij, nuk gjenin dot qetësi nga shikimet e tij këmbëngulëse e lakmitare, por njëkohësisht ishte dhe xheloz, kur gruaja e tij vishte fustane që i zbulonin pjesët e trupit”. Po cila ishte bashkëshortja për të cilën Aleksandër Moisiu ndihej xheloz? Në fakt, ai është martuar dy herë.

E para ishte një vjeneze, aktorja Maria Urfus Moissi, me të cilën lindi në vitin 1908 vajzën Beate von Molo (Beate Moissi). Ata u ndanë në vitin 1910, ndërkohë që Aleksandri flirtonte me aktoret berlineze dhe mëngjeset i gdhinte nëpër lokale me muzikë dhe femra. Pas 8 viteve si bredharak, ai ra në dashuri me aktoren që po korrte sukses në teatrin e Berlinit, Johanna Terwin. Lidhja e tyre nisi kur të dy luajtën në role te “Kufoma e gjallë”. Johanna ishte cigania Mascha.

Johanna Terwin 2
Më vonë, të dy luajtën shumë duete së bashku: Romeo e Xhulieta, Hamlet dhe Ofelia, Othello e Desdemona dhe janë pëlqyer dhe vlerësuar shumë për debutimet artistike në çift. Duket se Johanna Terwin është gruaja së cilës i referohen biografët, pasi pavarësisht famës artistike, ai nuk e ka lënë që të ekspozojë trupin në teatër apo fotografi. Ata kanë udhëtuar shumë së bashku dhe siç mund ta shihni nga këto fotografi të reja që janë publikuar nga sajti ndërkombëtar “GettyImage”, duket se kanë pasur një lidhje mjaft të fortë. Ata nuk patën fëmijë, por qëndruan të martuar derisa vdekja i ndau.

Edhe pse Aleksandri mbeti një flirtues i pandreqshëm. Ai krijoi një lidhje jashtëmartesore me një tjetër femër, aktoren e re Herta Hambach, me të cilën lindi vajzën Bettina Moissi (1923). Aleksandër Moisiu ndërroi jetë në vitin 1935, ndërsa Johanna më 4 janar 1962 në Zyrih, Zvicër. Sa u përket dy pasardhëseve të Aleksandërit, vajza e parë që pati me Marian, u bë aktore, valltare e këngëtare kabareje, që paraqitej me emrin e artit, Beate von Molo.

Johanna Terwin 6
Një nga pasardhësit e vajzës Beate është edhe aktori austriak, Gedeon Burkhard. Ndërsa vajza e dytë që pati jashtë kurorës, Bettina, u bë aktore filmash. Më vonë ajo u martua me një hebre koleksionist arti amerikan, Heinz Berggruen, në vitin 1959. Një nga dy fëmijët e tyre, Nicolas Berggruen, është një financier miliarder dhe koleksionist arti.

ELISABETA ILNICA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura