“Aleanca me Bashën? Vetëm nëse…”- Hoxha: Në vjeshtë mund të kemi edhe zgjedhje të parakohshme! Berishës duan t’i djegin mandatin

Apr 23, 2024 | 14:54
SHPËRNDAJE

Sekretari për Diasporën i PD së Rithemelimit Indrit Hoxha, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 foli në lidhje me punën e komisionit hetimor për Shëndetësinë dhe TIMS.

INDRIT-HOXHA-770x447

Ai tha se mazhoranca po pengon punën e komisioneve me qëllimin që të pengohet transparenca në lidhje me atë se ku kanë shkuar taksat e shqiptarëve.

“Ngritja e dy komisionet ishte shumë e vështirë për opozitën. Kërkesat për ngritjen e të gjitha komisioneve që ne kërkuam nuk u lejua por edhe puna e dy komisionet pengohet duke mos lejuar daljen në drejtë të së vërtetës. Nuk lejohet transparenca në lidhje me atë se çfarë ka ndodhur me taksat e qytetarëve.

Janë afera me qindra milion dëm. Qëllimi i komisioneve është pikërisht transparenca se ku kanë shkuar paratë dhe të jenë indicie për të ndihmuar SPAK.

Nuk duan fakte të reja dhe shqiptarët të marrin vesh atë që ka ndodhur me paratë e tyre”, tha ai.

Hoxha foli edhe në lidhje me aksionin opozitar i shuar tashmë pas ngritjes së dy komisioneve dhe faktin që ish kryeministri Sali Berisha vijon të mbetet në arrest shtëpie.

Indrit Hoxha: Sali Berisha po mbahet peng për t’i djegur mandatin dhe asgjësimin e opozitës shqiptare. Opozita ka hyrë në një rrugë bashkimi, ende nuk jemi në bashkimin e plotë të opozitës shqiptare, në javët e ardhshme pritet një front më i bashkuar.

Ola Bruko: Edhe një aleancë me Bashën?

Indrit Hoxha: Çdo njeri që mendon se Rama duhet të largohet është i mirëpritur. Flitet për një aleancë që shkon përtej emrave të individëve. Mos të çuditemi që në vjeshtë të kemi edhe zgjedhje të parakohshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura