ALBtelecom në kërkim të idesë novatore përmes SuperGeneration.al

Nov 13, 2018 | 17:41
SHPËRNDAJE

Në epokën kur teknologjia po bëhet gjithmonë e më prezente dhe novatore në jetën tonë,  ALBtelecom beson se çdo i ri i talentuar, me aftësi dhe shpirt sipërmarrës i përket një gjenerate Super me potencialin për kontribute të jashtëzakonshme. Për të ushqyer, promovuar idetë dhe vizionet e kësaj super gjenerate, ALBtelecom ka përgatitur platformën më të re, në kërkim të idesë më novatore të quajtur SuperGeneration. E konceptuar si një konkurs me ide novative, me 3 faza të ndryshme, e cila ka në fokus të rinjtë, por jo vetëm, platforma SuperGeneration.al i jep mundësinë çdo të interesuari të aplikojë me idenë e vet novatore, pasi të jetë regjistruar në platformë.

Dhjetë idetë më të mira do të prezantohen për publikun përmes videove dhe mes tyre do të votohet për idenë më të mirë. Faza e dytë do të jetë organizimi i një dite Hackathon (hakaton), ku aplikantët do të mund të organizohen dhe punojnë në skuadra e do të mund të trajnohen nga mentorë të pasionuar të fushës për të zhvilluar idenë e tyre dhe do mund të mësojnë ta vënë në jetë atë.

foto 6

Faza e tretë do të konsistojë në prezantimin e ideve/start-up të përpunuara, pasuruara, ku një juri me përfaqësues VIP dhe profesionistë do të shpallin idenë fituese nga 10 idetë më të mira.

Ҫmime financiare nga 2,000 EUR, ҫmimi i publikut prej 500 EUR dhe shumë dhurata të tjera, por mbi të gjitha burime të jashtëzakonshme ekspertize dhe njohurish nga një grup mjaft i larmishëm ekspertize, që do të shndërrojnë idetë dhe vizionet më me potencial në produkte tregu, zgjidhje për komunitetin apo shoqërinë, apo start-up me të ardhme.

foto 5

SuperGeneration, një platformë e shkëlqyer eksploruese, bën bashkë metodat më të fundit të identifikimit të talenteve të reja dhe i hap dyert  një të ardhmeje premtuese të gjithë të talentuarve që do të bëhen pjesë.

Sot në ambientet e Universitetit Politeknik të Tiranës u organizua eventi i prezantimit të konkursit, ku morën pjesë zv. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, Zv. Ministri i Arsimit z. Shpati Kolgega, Rektori i Universitetit Politeknik të Tiranës  Prof. Dr. Andrea Maliqari, përfaqësues të ALBtelecom dhe shumë studentë e të ftuar.

Në këtë sipërmarrje ALBtelecom mbledh sinergjitë dhe kontributet probono të disa partnerëve,  institucione shtetërore dhe ato private, siç janë: BKT, Pepsi, PWC, Bashkia e Tiranës, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Ministria e Arsimit. Gjithashtu mbështetës së SuperGeneration janë edhe dy organizata ndërkombëtare të sipërmarrësve të rinj: Start up Weekend dhe Global Entrepreneurship Network.

foto 4

Nxitoni të bëheni ju një nga fituesit e konkursit SuperGeneration. Aplikimet janë të hapura deri në 12 dhjetor 2018.  Për më shumë informacion vizitoni www.supergeneration.al dhe njihuni me fazat dhe detajet që ju interesojnë.

foto 3 - Copy foto 2 foto 1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura