Albana Osmani pohon për herë të parë publikisht: Më tërheq një djalë

Jun 29, 2013 | 15:22
SHPËRNDAJE

Albana Osmani, moderatorja e “Fan’s Club” në “Top Channel”, në profilin e saj në “Facebook” poston vazhdimisht foto në plazh, apo duke luajtur tenis, dhe merr komente të ndryshme nga ndjekësit e saj. Në një nga fotot, një mik i saj e ka pyetur nëse ajo është “single”, pyetje që Albana nuk e ka anashkaluar aspak, por i është përgjigjur në mënyrën e saj ndërsa shprehet: “Më pëlqen një djalë. Kaq për momentin”. Kjo është hera e parë që Albana bën një deklaratë të tillë publike në lidhje me jetën e saj private, të cilën ka preferuar ta mbajë larg medias, pavarësisht ndonjë lajmi që kanë botuar gazetat rozë. Këtë verë, ajo ka qenë e para vajzë e njohur e ekranit që ka postuar një foto në plazh. Nuk është hera e parë që Albana prezanton linjat e saj. Ajo u fotografua nga paparaci ynë në plazhin e Dhërmiut para dy vitesh, ku prezantoi dhe tatunë e saj në brinjë, një dedikim për dashurinë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura