Akuzohet për terrorizëm dhe si i inflirtuar mes anëtarëve në kampin e MEK, dënohet me 14 vite burg iraniani (EMRI)

Jul 17, 2023 | 15:39
SHPËRNDAJE

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur masën e sigurisë me burg për shtetasin iranian Bijan Pooladrag, i cili akuzohet për terrorizëm.

download - 2023-07-17T153748.938

Burime për median me dije se shtetasi iranian është dënuar me 15 vite burg ndërsa për shkak të dënimit të shkurtuar ai përfiton në total 10 vite burg.

SPAK e akuzon shtetasin iranian për një sërë veprash penale si organizatë terroriste, sulme ndaj sistemit kompjuterik, ndërhyrje në të dhënat kompjuterike të paautorizuara, ndërsa ai i ka mohuar të gjitha .

Dyshimet e SPAK janë se iraniani ka qenë pjesë e anëtarëve të muxhahedinëve dhe banor i kampit në Manëz dhe dyshohet se vepronte si i infiltruar të strehuarve në Shqipëri, dhe se po planifikonte një sulm terrorist .

 

 

 

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura