Akuzat për stadiumin/ Rama: Fasada, e vetmja vlerë e gërmadhës, ja si do e ruajmë

Apr 27, 2016 | 9:06
SHPËRNDAJE

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka reaguar sërish sot pas akuzave të shumta që pasuan projektin për stadiumin e ri “Qemal Stafa”, ‘shtëpinë’ e Kombëtares.

Me një postim në profilin e tij në FB, Rama publikon foto nga projekt ideja se si do të ruhet fasada e stadiumit, sipas tij, e vetmja gjë me vlerë në gjithë atë gërmadhë.

Projekti per ruajtjen e fasades

 

Statusi i Rames 

Per qorrat qe s’duan te hapin syte, po hapin vetem gojen per te baltosur çdo ide, projekt, pune dhe tani i jane turrur Shtepise se Re te Kombetares, s’ka asnje ilaç!

Por per te gjithe ata qe duan te shohin se si do te ruhet fasada e “Qemal Stafes” (e vetmja gje me vlere ne ate germadhe), ja projekt-ideja e integrimit te saj ne zemren e Arenes Kombetare, ku do te jete edhe Muzeu i Kuqezinjve.

Dhe vertet s’kemi pare gje akoma, sepse gjate zhvillimit te projektit nga ideja ne realitet, transformimi do te jete spektakolar. Pa asnje dyshim Arena Kombetare do te jete nje nga stadiumet me te bukur te Europes.

Projekti per ruajtjen e fasades
Projekti per ruajtjen e fasades

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura