Akuzat e Konit për grup të strukturuar në UT, Kule: Unë lexoj Ismailin dhe Dritëroin…

Feb 19, 2018 | 19:57
SHPËRNDAJE

Intervista e rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni publikuar sot në “Panorama” duket se nuk është pritur aspak mirë nga paraardhësi i tij, Dhori Kule. Ky i fundit ka vendosur të mos iu përgjigjet drejtpërdrejt “lumit të akuzave” lëshuar mbi figurën e tij nga rektori aktual.

mynyr-koni-dhori-kule

Në një prononcim për gazetën, Kule ironizon duke thënë se merret vetëm me leximin e veprave të kolosëve të mëdhenj shqiptarë, duke fshehur interesin për deklaratat e rektorit Koni. “Nuk do rri të lexoj intervistën e tij. Unë lexoj vetëm Dritëroin dhe Ismailin, nuk lexoj Konin. Ne kemi thënë: kërkojmë zgjidhjen e ligjshme. Ai që ka përgjegjësinë do dalë”.

Në një intervistë të gjatë dhënë për gazetën, Mynyr Koni thotë se përplasja e brendshme në Universitetin e Tiranës ka vetëm një fajtor, Dhori Kulen. Sipas tij, dekani i Ekonomikut i mbështetur nga tre dekanë të tjerë, që dikur i ka patur në stafin e rektoratit të UT-së, si dhe nga Bordi i administrimit dhe administratori kanë krijuar një klan me qëllime të errëta. Synimet e tyre për të përfituar sa më shumë fonde nga kontratat apo nga tarifat e studentëve, sipas Konit, duan t’i arrijnë duke shkelur mbi kompetencat e tij si rektor.

E kundërta pretendohet nga Bordi i Administrimit, i cili ka reaguar vetëm sot duke thënë se është rektori ai që dëshiron të marrë kompetenca financiaro-administrative nëpërmjet shkeljeve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura