AKU sekuestron 115 kg mish te Pazari i Ri, shitej jashtë standarteve

May 25, 2016 | 18:13
SHPËRNDAJE

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit pas një inspektimi në tregun e mishit pranë Pazarit të Ri në Tiranë, sekuestroi 115 kilogram mish që tregtohej jashtë kushteve të parashikuara në ligj.

mishiSipas një njoftimi për shtyp, gjatë kontrollit u konstatua se një numër tregtarësh dispononin mish pa çertifikatë veterinare dhe në ambjente që nuk plotësonin kushtet për konservimin e tij.

Drejtori i AKU-së, Armand Uruçi tha për mediat se inspektimi u zhvillua në bazë të sinjalizimimeve, ndërsa paralajmëroi se nuk do të lejohet askush të tregtojë mish dhe asnjë produkt tjetër ushqimor të pakontrolluar e që cënon sigurinë e konsumatorit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura