AKU: Buka me qese letre vetëm në 5 qarqe

Apr 30, 2012 | 12:40
SHPËRNDAJE

Vetëm në 5 qarqe të vendit buka shitet me ambalazh letre, ashtu siç e parashikon ligji. Kjo ka rezultuar pas inspektimeve që Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bërë në të gjithë furrat e bukës. Po kështu edhe në Tiranë furrat që prodhojnë bukë dhe e tregtojnë atë, e kanë zëvendësuar ambalazhimin në masën 80 për qind. Këtë detyrim ligjor në Tiranë nuk e kanë respektuar kryesisht marketet apo dyqanet ushqimore, që veç produkteve të tjera, tregtojnë dhe bukë. Ndaj tyre, nga sa bëjnë me dije krerët e AKU, janë ndërmarrë edhe penalizime. Për mosrespektim të ligjit në lidhje me zëvendësimin e ambalazhit të bukës janë vendosur dhe 10 gjoba dhe janë lënë shumë procesverbale. Në rastet kur të njëtit subjekt i konstatohet për më shumë se tre herë ky problem, ai paralajmërohet dhe për pezullim aktivieti. “Vetëm në Tiranë 2 javët e fundit janë vënë rreth 8 masa administrative, vlera e të cilave arrin në një 1 milion lekë të vjetër, megjithatë vlen të theksohet se në qytete të tjera janë marrë masa të vogla, por pezullim aktiviteti nuk ka pasur”, janë shprehur drejtuesit e AKU. AKU apelon dhe që vetë qytetarët të mos tolerojnë tregtarët e bukës dhe të kërkojnë paketimin e saj me letër, pasi ajo është më higjienike. Në rastet kur të njëjtit subjekt i konstatohet për më shumë se tri herë ky problem, ai paralajmërohet dhe për pezullim aktiviteti. Qarqet të cilat e kanë bërë tërësisht zëvendësimin e këtij ambalazhi janë Shkodra, Elbasani, Durrësi dhe  Berati.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura