Aktorja shqiptare i bën diss Valdrin Sahitit: S’kam vdekur akoma unë! (FOTO)

Jan 17, 2019 | 15:48
SHPËRNDAJE

Sfida më e re e “Instagram”-it #10yearchalleng nuk ka të mbaruar nga personazhet e famshëm shqiptarë.

Nga sfidë vetjake, duket se tashmë është kthyer në një sfidë me njëri-tjetrin se kush ka ndryshuar më shumë në 10 vite.

rudina valdrin

E teksa portalet shpallin një fitues nga ana e tyre, aktorja e njohur e humorit Rudina Dembacaj reagon menjëherë duke postuar foton e saj të 10-viteve më parë dhe një të tanishme.

valdin

“Lexova te @anabel_hostel që sfidën e #10yearchallenge e ka fituar Valdrin Sahiti, po s’kam vdek akoma unë! #DissValdrinSahiti”, shkruan ajo bashkëngjitur me foton.


Me pak fjalë, Rudina sapo e vetëshpalli veten fituese. E në fakt te fotot e saj vihet re ndryshimi i viteve. Në foton e parë, shihen disa kilogramë më shumë dhe stili i viteve 2000 në të veshur dhe flokë.

rudina dem

Ndërkohë në foton e vitit 2019 ajo shfaqet e veshur me të zeza dhe mjaft elegante.

rudina dem1

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura