Aktori Jamie Dornan heq dorë nga “50 hijet e Greit”, gruaja do e divorconte

Feb 25, 2015 | 10:39
SHPËRNDAJE

[portfolio_slideshow]

Një lajm i keq për të gjithë fansat e filmit “50 hijet e Greit”. Aktorët kryesorë Jamie Dornan (Mr.Grei) dhe Dakota Johnson (Anastasia) nuk do të jenë të pranishëm në seritë e tjera të filimit.

Filmi më i shikuar i momentit, i cili mban skena të nxehta seksi, siç duket ka qënë mjaft i sikletshëm për aktorët të cilët kanë treguar se këto skena janë bërë me vështirësi.

Por yjet e filmit kanë rrëfyer se ata do turpëroheshin nëse familjarët e tyre do i shihnin.

Sipas MailOnline gruaja e aktorit Jamie Dornan, Amelia Warner, ka deklaruar se “skenat e nxehta të burrit të saj me Dakotën kanë qënë të sikletshme për të, dhe ajo nuk do e lejonte më të ndodhte kjo, pavarësisht se ajo nuk e ka parë filmin”.

Sipas disa burimeve të çiftit, Amelia do divorcohej me Jamie nëse ai luan prapë në film.

Por polemikat dhe debatet kanë qënë të zhurmshme edhe nga ana e aktores Dakota Johnson, ku prindërit e saj kanë deklaruar se nuk donin të shikonin filmin e suksesshëm të vajzë së tyre. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura