Aktori Blerim Destani, “agjent i dyfishtë” në Marok

Aug 3, 2015 | 20:26
SHPËRNDAJE

“Hakmarrja” është filmi më i ri që në këto ditë të nxehta vere e ka nxitur aktorin e njohur shqiptar Blerim Destani të marrë avionin për të shkuar me xhirime në Tanger, në Marok. Xhirimet nga Televizioni gjerman ARD kanë nisur për një film serial me dy pjesë, e nuk bëhet fjalë as për një seri krimi dhe as film historik.

Blerim Destani
Blerim Destani

Mira Tuci

Në vend të një udhëtimi turistik në Marokun ekzotik ku kulturat ndërthuren bukur, ju dergojmë aty ku gjendet aktualisht trupa xhiruese e filmit në qytetin maroken Tanger ku është duke u filmuar një aksion-thriller me titullin domethënës “Hakmarrja”.
Fokusi i filmit, është “ekzaltim, aksion dhe emocione të papërmbajtshme” të gjitha këto janë premtime që duket se shumë shpejt do të mbahen për shikuesit.

Protagonist I këtij filmi është aktori Heiner Lauterbach në rolin e Frank Hennings, i cili dëshiron të marrë hak mbi vrasësit e familjes së tij. Abdullahu që interpretohet nga aktori Blerim Destani, është një agjent I dyfishtë maroken I cili shoqëron gjatë gjithë kohës personazhin kryesor Frank Hennings.
Në disa foto nga sheshxhirimi Blerimi shfaqet hijshëm në kostumin e një agjenti me mjekrën që ka disa kohë që e ka bërë pjesë të lookut të tij. Rolet e tij të fundit fokusuar te filmat aksion I janë përshtatur më së miri pamjes së jashtme dhe në rolin e agjentit maroken, Destani duket në petkat e duhura.
Shumë dramë dhe aksion të cilat na sjellin edhe fotografi të mrekullueshme nga peisazhi maroken. Frank Hennings (Lauterbach) është një zyrtar me një jetë të qetë deri në momentin kur gjatë një sulmi humb gruan dhe vajzën e tij. Në pikëllimin e tij, atij I mbetet vetëm një qëllim. Ai implikohet në një kërkim të rrezikshëm për hakmarrje në Marok , ku shkon për të gjetur autorët e krimit.

blerimi
Për këtë atij i duhet të veprojë dhe të marrë me vete vajzën 13-vjeçare Yasmin, vajza e nje tregtari armësh marokeni Nadër Sharif. Yasmin interpretohet nga vajza Lauterbach, Maya. Hennings gjendet papritmas në një rrjet me përmasa ndërkombëtare në nivelin më të lartë politik, si dhe mes intrigave dhe dhunës.

Kasti i aktorëve flet për një produksion të përmasave europiane me emra të njohur të kinemasë gjermane të përfshirë në role kryesore: Uwe Preuss, Julia Thurnau, Michele Cuciuffo, Blerim Destani, Melanie Wininger, Valentina Sauca, Uwe Böhm, André Hennicke, Thomas Anzenhofer dhe Dar Salim .

Drejtuar nga regjisori : Nikolai Müllerschön (“Harms”, “Almuth & Rita”) xhirimet e filmit do të zgjasin deri më 2 shtator në Tanger dhe Berlin. “Hakmarrja” është një prodhim i Oberon film në bashkëpunim me Handschlag film; porositur nga ARD Degeto për Das Erste. /Burimi: Zhurnal/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura