Aksioni për kasat fiskale, Shehaj: Jo luftë kundër biznesit, mbrojmë konsumatorin

Aug 24, 2015 | 13:23
SHPËRNDAJE

Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve Brisida Shehaj në një deklaratë për mediat këtë të hënë ka sqaruar se aksioni i Qeverisë kundër informalitetit që pritet të nisë këtë javë, nuk është luftë kundër biznesit, por synon mbrojtjen e konsumatorit në disa aspekte.

Brisida Shehaj
Brisida Shehaj

Shehaj tha se qeveria ka ulur gjobat e padrejta “me 30 milion USD” karshi biznesit, që sipas saj, në qeverinë Berisha viheshin si kërcënim për biznesin.

Ajo tha se ka disa me mesazhe të rëndësishme për publikun në prag të aksionit për kasat fiskale:

“Ky aksion nuk është luftë kundër biznesit, operacioni synon të mbrojë konsumatorin. Së dyti, për të mbrojtur bizneset korrekte, të mëdha apo të vogla qofshin. Së treti, ky operacion s’është një luftë kundër biznesit të vogël”,- siguroi Shehaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura