Aksion në lokalin e natës në Zvicër, policia ndalon 5 shqiptare. Vendoset dëbimi i menjëhershëm

Nov 19, 2019 | 8:18
SHPËRNDAJE

Policia zvicerane ne nje kontroll te ushtruar ne lokalet e nates ka ndaluar 9 femra te moshave 29 deri 41 vjeçare, mes te cilave, 5 ishin shqiptare. 

ProstitucionMeTeMitura-659x414-587x396

Lajmin e ka bere të ditur Prokuroria Publike e Lucernit, ne vijim te aksionit te policise. Femrat e ndaluara dyshohet se ushtronin prostitucionin pa leje pune, shkruan luzernerzeitung.ch, transmeton albinfo.ch, duke shtuar se ato qëndronin ilegalisht në Zvicër.

Ato janë arrestuar nga policia për qëndrim pa leje në Zvicër dhe ushtrim të prostitucionit “në të zezë”.

Paralelisht me masat e marra nga Prokuroria, edhe Zyra Kantonale për Migracion ka vendosur masën e dëbimit për të gjitha gratë e ndaluara. Pas dëbimit atyre do t`u ndalohet hyrja e sërishme në Zvicër. Gjate kontrollit atyre u jane sekuesrtua edhe disa mijëra franga.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura