Aksidentohet aktori i njohur, Teatri Kombëtar jep njoftimin e rëndësishëm: Shfaqjet e ditës së sotme dhe në këto do të anulohen pasi…

Oct 22, 2021 | 16:49
SHPËRNDAJE

Aktori i Teatrit Kombëtar, Lulzim Zeqja është përfshirë në një aksident automobilistik ditën e sotme. Lajmin e ka bërë publik, Teatri Kombëtar në faqen zyrtare në facebook, ku thekson se aktori gjendet në gjendje të mirë shëndetësore.

Lulzim Zeqja

Gjithashtu në njoftim bëhet me dije se shfaqja “Edmond”, e ditës së sotme dhe datave 23-24-28-29-30-31 tetor 2021, ku merr pjesë aktori Zeqja, do të anulohet për shkak të pamundësisë së tij për të performuar.

Njoftimi i Teatrit Kombëtar

Të dashur miq të teatrit, për shkak të një aksident automobilistik, i cili ka përfshirë aktorin e teatrit kombëtar z.Lulzim Zeqja njëkohësisht dhe protagonistin e shfaqjes “Edmond”, ju njoftojmë se shfaqjet e ditës së sotme dhe datave 23-24-28-29-30-31 tetor 2021, janë anulluar.

fatmirësisht, z. Zeqja është në gjendje të mirë shëndetësore, por e ka të pamundur të performojë në shfaqjen “Edmond” në vazhdim.

duke ju kërkuar ndjesë e duke ju falenderuar për mirëkuptimin, Teatri Kombëtar do t’ju njoftojë në vazhdim se si do të proçedohet me rimbursimin e biletave.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura