Aksidentohen dy kamionë në autostradën Tiranë-Durrës, mjeti i tonazhit të rëndë përplaset me trafikndarësen dhe… krijohen radhë kilometrike! Shikoni pamjet

Jul 15, 2023 | 14:53
SHPËRNDAJE

Dy kamionë janë përplasur në autostradën Tiranë-Durrës mesditën e të shtunës duke krijuar radhë kilometrike.

Si pasojë e përplasjes së madhe, njëri prej tyre është përplasur dhe me trafikndarësen e rrugës.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar. Ndërkohë, mësohet se është bllokuar qarkullimi i automjeteve për disa minuta.

Policia ka mbërritur në vendngjarje, ku po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura