Aksidentimi i 2 vjeçarit rom, AP: Zgjidhje për familjet pa strehë

Aug 31, 2013 | 15:08
SHPËRNDAJE

TIRANE- Avokati i Popullit, duke reaguar pas lajmit per aksidentimin enje femije 2 vjecar rom, pjese e familjeve te mbetura pa strehe, i ben hirrje autoriteteve përkatëse të marrin masa urgjente për të gjetur një zgjidhje perfundimtare për këto familje rome.

“Kjo që ndodhi ishte një ngjarje e paralajmëruar, duke parë terrenin ku jetojnë tashmë familjet e dëbuara rome, buzë një prej akseve më të rënduara me trafik në kryeqytet”- thuhet ne deklaraten per media te AP, ku shtohet se ekspertë të institucionit të Avokatit të Popullit ndodhen në Spitalin Ushtarak, për t’u interesuar rreth shendetit të fëmijës 2 vjeçar, i cili u aksidentua mengjesin e ditës së sotme.

Avokati i Popullit rikujton të gjitha institucionet të shqyrtojnë rekomandimet që ka nisur institucioni për këtë çështje, pasi ende këto rekomandime janë pa përgjigje.

Sipas tij, pavarësisht rekomandimeve të Avokatit të Popullit dhe organizatave të shoqërisë civile, thirrjeve dhe daljeve publike, këto familje prej shumë ditësh vazhdojnë të jëtojnë në qiell të hapur, pa asnjë kujdes, apo ndihmë nga autoritetet shtetërore kompetente qendrore dhe lokale, duke rrezikuar çdo moment jetën e gjithesecilit, në veçanti të 88 fëmijëve nga mosha 0 deri në 18 vjeç, të këtyre familjeve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura